LAJMI I FUNDIT:

Toni Mihajllovski deklarohet për akuzat e Prokurorisë për kërcënime ndaj gazetarit

Toni Mihajllovski deklarohet për akuzat e Prokurorisë për kërcënime ndaj gazetarit

“Jeta është rrotë – një orë je lartë, një orë je poshtë”, ka shkruar aktori Toni Mihajllovski pas akuzës kundër tij për kërcënim ndaj gazetarit Branko Triçkovski, përmes rrjeteve sociale.

Prokuroria e Shkupit sot njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër Mihajllovskit për një status të publikuar më 16 qershor vitin e kaluar në të cilin ka thënë: Do ta vrisja Branko Triçkovskit dhe syri nuk do më dridhej”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Akuza është ngritur pasi më 16.06.2017, përmes sistemit informatikë ka kërcënuar se do të kryejë vepër penale për të cilën parashihet burg deri 5 vite ose më shumë. Kërcënimet janë publikuar në formë komenti në profilin e tij në rrjetin social dhe kanë qenë të drejtuara për personin e dëmtuar – gazetar”, njoftuan sot nga Prokuroria./Telegrafi/