LAJMI I FUNDIT:

Fshatrat pa urë (Video)

Fshatrat pa urë (Video)

Fshatrat Llongo dhe Koshovicë në Bashkinë e Dropullit janë ende të izoluar pas përmbytjeve të dhjetorit të kaluar. Ura që i lidhte fshatrat me aksin kryesor u shkatërrua nga prurjet e lumit.

Rreth 200 banorë që jetojnë në të dy fshatrat malorë buzë kufirit me Greqinë kanë pamundësi transporti për të sëmurët dhe për të siguruar ushqime. Në të dy fshatrat jetojnë vetëm pensionistë.


Të moshuarit duhet të përshkojnë më shumë se 1 orë e gjysmë në këmbë dhe të gjejnë mundësi për të kaluar lumin, për të gjetur zgjidhje në dimër, raporton Tch.

Fshatrat pa urë

77-vjeçarja Polikseni ka zbritur me këmbë deri te rrënojat e urës: “Unë kam lindur, kam jetuar dhe do të vdes në Llongo. Edhe në dimër këtu do tw qëndroj. Nëse nuk e bëjnë këtë urë, jeta jonë është në dorë të fatit. Nëse nuk e bëjnë dot, të na mbledhin e të na strehojnë diku sa të mbarojnë shirat. Askush nuk po pyet për njerëzit”.

Kjo është situata më e vështirë që moti i keq ka shkaktuar ndonjëherë në këtë zonë për dekada dhe ende shumica e dëmeve të shkaktuara janë të pariparuara. Bashkia e Dropullit ishte edhe bashkia më e prekur e Qarkut Gjirokastër sa i përket dëmeve në infrastrukturë, ndërsa kreu i kësaj bashkie, Arqile Deçka thotë se bashkia se nuk ka mundësi financiare për të ndërhyrë në ringritjen e urës së Llongos dhe kërkon mbështetje me fonde nga qeveria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori