LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Lista Serbe mund të largohet nga koalicioni, por Haradinaj e ka një arsyetim (Video)

Mushkolaj: Lista Serbe mund të largohet nga koalicioni, por Haradinaj e ka një arsyetim (Video)

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se situata e transformimit të FSK-së në ushtri është specifike, pasi sipas tij për serbët e Kosovës vendos Vuçiqi.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë pajtimi nga Beogradi vështirë se mund të vijë në një të ardhme të afërt.


“Pajtimi nga Beogradi nuk mund të vijë sidomos jo tash. Në vitet e ardhshme mund të ndodhë një pranim në heshtje, por situata aktuale edhe në Serbi në raport me ushtrinë e Kosovës është i vështirë”.

Për Listën Serbe, Mushkolaj ka thënë se edhe janë edhe nuk janë në qeveri, por privilegjet dhe pagat i shfrytëzojnë.

“E kemi njëfarë situate që ata edhe janë largua edhe janë pjesë e institucioneve. Ata i marrin pagat dhe privilegjet tjera e nga ana tjetër nuk i kryejnë punët, me përjashtim të një pjese të vogël të tyre”.

Mushkolaj ka ironizuar me Haradinajn duke thënë se edhe nëse Lista Serbe largohet nga koalicioni qeverisës, kryeministri do ta ketë një arsyetim.

“Nëse vjen një qëndrim nga Beogradi që Lista Serbe të braktisë koalicionin, ajo edhe mund ta bëj këtë, por kryeministri Haradinaj do ta arsyetojë këtë duke thënë se “pasi që po bëhet fjalë për një çështje kaç të rëndësishme, për mua koalicioni është një çështje e vogël”, por dalja e Listës Serbe mund të ketë pasoja”, tha ndër të tjera Mushkolaj./Telegrafi/

Mushkolaj: Liste serbe mund të largohet nga qeveria

Mushkolaj: Liste serbe mund të largohet nga qeveria

Publiée par RTV Dukagjini sur Mardi 16 octobre 2018

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori