Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë është duke punuar dhe se do ta çojë mandatin e tij deri në fund.
Kjo deklaratë e shefit të ekzekutivit vjen pas debatit të djeshëm në mes të deputetit Zafir Berisha dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, ku ky i fundit i tha Berishës që nëse dëshiron mund t’i bëjë numrat për rrëzimin e Qeverisë.
Por, Haradinaj tha se nuk i merr afër zemrës debatet e tilla.
Në konferencën me gazetarë, pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj e quajti Zafir Berishën të veçantë në mënyrën e diskutimit.
“Është karakteristikë kur flet Zafiri, sepse ai është i veçantë në mënyrën e vet të diskutimit, i nxjerr disa tema prej kornerit, e njoh atë, nuk është aty halli. Kur e ka vendosë parlamenti me rrëzua qeverinë e rrëzon, unë e kam vendos me punu për aq sa jam në punë. Nuk i marrë afër zemrës këto diskutime, po më duket që kom me krye mandatin”, tha ai.
Ndërsa për seancën e së enjtes kur pritet të diskutohet për pakon me tre projektligjet për transformimin e FSK-së, Haradinaj tha se nuk ka arsye për shqetësim sa i përket çështjes së financave për transformimin e Forcës.
“Kam menduar që në diskutim në Parlament kjo pako e ligjeve do të vjen pas 20 nëntorit, ashtu kemi pas një orientim kohor, ka ardhur më herët leximi i parë, por besoj që leximi i dytë do të jetë pas 20 nëntorit, këto janë kalkulimet tona kohore si Kosovë, na konvenon pas 20 nëntorit, 20 nëntor është votimi në Interpol, dëshirojmë të mbesim të fokusuar në agjendën e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ky është leximi i parë, është praktikë si për çdo ligj, këto ligje e kanë deklaratën financiare, pra nuk ka arsye me u shqetësuar askush si për çdo ligj tjetër, është kostoja, deklarata financiare e Qeverisë, nuk ka ndonjë shqetësim për aspektin financiar”, tha ai.
Haradinaj tha se Kosova aktualisht është para tre çështjeve shumë të rëndësishme, siç është formimi i ushtrisë, anëtarësimi në Interpol dhe liberalizimi i vizave.
E për këtë të fundit, kryeministri tha se shkarkimi i ministrit Bejtush Gashi nuk do të ndikojë në këtë proces.
“Lirimi prej detyrës, i ministrit Gashi dhe propozimi për ministrin e ri më vjen nga partia AKR, zotëri Pacolli, deputet Tahiri e kolegët e tyre. Sidoqoftë mendojmë që nuk është ndonjë tronditje në këtë proces te liberalizimit. Ministria ekzistuese e ka marrë agjendën që një kohë, ai që ishte më herët, edhe ky mund ta vazhdojë. Liberalizimi nuk është për me fol vetëm me një nga ne, të gjithë punojmë dhe prapë nuk është lehtë, por nuk është ndonjë tronditje në kualitet ose ndonjë rrethanë të caktuar që dëmtohet liberalizimi, por duhet të kemi kujdes, duhet të jemi të fokusuar”, tha ai.
Ai tha se ardhja e një ministri të ri është një mundësi e mirë për temën e liberalizimit, e ideja për t’ia dhënë një tjetër detyrë ministrit të shkarkuar, tha se është e pëlqyeshme nga ai.
I pyetur për deklaratat e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, i cili ka thënë që së shpejti do të bëhet hapja e urës mbi lumin Iber, me përformimin e një këngëtareje të njohur, Haradinaj tha se duhet pasur kujdes për çdo veprim që ndërmerret.
Kryeministri deklaroi se çështja e hapjes së urës nuk është çështje e një dite, andaj çdo gjë duhet bërë e kalkuluar mirë.
Ai tha se nuk dëshirojnë që të rikthejnë skena kur dikush barrikadohet në anën tjetër të urës, dhe theksoi se e ka lutur Bahtirin që të ketë kujdes me veprimet që ndërmerr.
Në mbledhjen e Qeverisë janë miratuar disa propozim-vendime, ndër të tjera edhe Strategjia shtetërore kundër narkotikëve dhe themelohet Komisioni ndërinstitucional për trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykata Kushtetuese i anulon ndryshimet e Kodit Penal, i jep afat Kuvendit t’i korrigjojë brenda gjashtë muajve
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati
Sylejman Selimi vazhdon dëshminë në Hagë, pyetet për Shtabin e Përgjithshëm
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
Vritet një person në Skenderaj
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re