Ekspert i çështjeve kushtetuese Osman Kadriu, thotë se amnistia për ngjarjet e 27 prillit s’mund dhe s’duhet të ndodhë.
Sipas tij, falja e personave që akuzohen për vepra të rënda kundër shtetit do të ishte dëm i madh për sundimin e së drejtës dhe për shtetin juridik.
“Nuk e kuptova prononcimin e shkurtë të Zaevit rreth ngjarjeve të 27 prillit. Nuk e di se cila është brendia e kësaj deklarate. Por, unë s’mendoj se ai pretendon apo synon ndonjë amnisti për të gjithë ata persona që akuzohen për vepra të rënda kundër shtetit”, deklaroi Osmani për Alsat.
Sipas tij, Maqedonia ndodhet në krizë juridike ku nuk sundon drejtësia dhe një hap i tillë i faljes do të ishte dëm për shtetin juridik.
“Mendoj se edhe nga aspekti juridik dhe politik fare nuk qëndron të miratohet një ligj i tillë, në këtë fazë dhe në këtë krizë në të cilën gjendet Maqedonia, e cila gjendet në krizë juridike, ku nuk sundon drejtësia, nuk sundon e drejta dhe të miratohet një ligj i tillë do të ishte dëm i madh për sundimin e së drejtës dhe për shtetin juridik”, thotë Kadriu.
Eksperti Kadriu nuk e di nëse ka ndonjë ndërlidhje mes këtyre dy çështjeve por thotë se kalimi i marrëveshjes është një obligim që Maqedonia duhet ta përmbushë.
“Është evidente se një prej kritereve që duhet Maqedonia ta realizojë buron nga marrëveshja e arritur në mes të Maqedonisë dhe Greqisë për ermin e për realizimin e së cilës tani duhen ndryshimet Kushtetuese. Për këtë vendim kërkohen 2/3 e numrit të përgjithshëm të deputetëve, që do të thotë në përbërjen e tashme Parlamenti ka 120 deputetë ,e nevojiten së paku 80 deputetë të votojnë “për”. Qeveria është propozues i këtyre ndryshimeve. Zaev e arsyetojë nevojën për këto ndryshime, duke i prezantuar ato si interes nacional dhe shtetëror, me kusht që pastaj të ndodhë edhe Ratifikimi i Marrëveshjes nga pala greke”, pohon Kadriu./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama thirrje opozitës: Të krijojmë “hapësirë jashtë territorit të luftës politike” për integrimin evropian
“Boki 13”, Kiçeec-it: Ky është fillimi i betejës me një bandë të tërë kriminale
Protestuesit hedhin molotovë dhe vezë para Bashkisë së Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Veliajt
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'