LAJMI I FUNDIT:

Policia përleshet me hajna në dalje të Prishtinës, dy të arrestuar

Policia përleshet me hajna në dalje të Prishtinës, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar pas një operacioni të Policisë së Kosovës, e cila ishte vënë në ndjekje të disa hajnave të dyshuar, në dalje të Prishtinës.

Burime të Kallxo.com thonë se një veturë e Policisë ka qenë duke i ndjekur hajnat.


Me këtë rast, janë aksidentuar dy automjetet, ajo e Policisë dhe e të dyshuarve.

Mësohet se me këtë rast ka pasur një të shtënë nga zyrtarët policorë.

Të paktën dy veta janë arrestuar, thonë këto burime.