Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka komentuar temën më të përfolur të kohëve të fundit – idenë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufirit.
“Unë këtë çka po e dëgjoj edhe në vizitat dhe takimet që presidenti Hashim Thaçi ka nëpër botë, në fillim më është dukur si një çështje e paarritshme, një gjë që flitet dhe pak e çuditshme. T’iu them të drejtën po e shoh se çdo ditë e më tepër po merr mbështetje kjo ide. Nuk di çka mendohet në korrigjimin e kufijve por unë e kuptoj si një demarkacion, demarkacion është edhe kur 1 m ose 10 km korrigjohen”, ka deklaruar Pacolli.
Ai ka thënë se si ide e tillë, sipas tij, një numër i madh i kosovarëve e kuptojnë si një gjë normale – ndërrimin e territoreve që nuk i kemi kontrolluar dhe nuk do t’i kontrollojmë as në të ardhmen për territoret që janë me njerëz të gjakut dhe gjuhës tonë.
Pacolli në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se serbët nuk do t’i japin përkrahje kësaj ideje.
“Serbët nuk do ta mbështesin për arsye se serbët kanë synime të tjera në Kosovë dhe nuk do ta mbështesin këtë ide. Në njërën anë, janë këto dëshira ose ideja e Thaçit që çdo ditë e më tepër po has në mirëkuptim dhe nga ana tjetër, Serbia që ka folur njëherë për ndërrim të territoreve dhe tash po duket se është tërhequr”, tha ai.
Zëvendëskryeministri i parë ka bërë të ditur se në muajin nëntor do të ketë një takim trelateral mes tre presidentëve homologë – Kosovë, Serbi dhe Francë.
“E di se do të ketë takim në nëntor, mes Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiq, si dhe presidenti të Francës, Emmanuel Macron dhe do të diskutohet kjo për shkak se edhe gjatë takimit që pati presidenti Thaçi në Samitin e Frankofonisë është diskutuar një gjë e tillë”, shtoi Pacolli.
“Vet presidenti Emmanuel Macron thotë ecni përpara, mos pushoni. Bashkësia Ndërkombëtare nuk mund të durojë një problem të pazgjidhur në Ballkan dhe Evropë, dhe ju inkurajoj ecni përpara. Ai na ka thënë bisedoni dhe ecni përpara, keni mbështetjen e Francës”, u shpreh Pacolli. /KlanKosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit