LAJMI I FUNDIT:

Audi A6 Allroad testohet me shtresa minimale kamuflazhi (Foto)

Audi A6 Allroad testohet me shtresa minimale kamuflazhi (Foto)

Makinë karavan, me mundësi të lëvizë nëpër të gjitha terrenet

Imazhet e spiunëve, e kanë kapur një Audi A6 Allroad teksa testohej, në pistat e Nurburgringut të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Çuditërisht, kjo nuk është një hapësirë e zakontë për t’ia testuar përformansën, pasi kjo makinë është e dedikuar për të gjitha terrenet.


Ky karavan ngjanë shumë me A6 Avant, ndërsa kishte shtresa minimale kamuflazhi vetëm në pjesët anësore, mbrojtëse dhe disa pjesë të përparme. Grilli i ka shtresat e njëjta në mënyrë horizontale, sikur pasardhësit tjerë nga A6.

Modeli do ta ketë sistemin e tërheqjes me katër rrotë Audi Quattro, ndërsa pritet të ketë edhe sisteme tjera të integruara, që do t’i mundësojë të lëvizë pa u penguar në vështirësi.

Ende nuk dihet se çfarë ka nën kapak, por duke pasur parasysh modelet A6, pritet që ta ketë motorin TFSI V6 me 3.0 litra që prodhon 335 kuaj fuqi.

Pritet që ky Audi A6 Allroad që lansohet gjatë vitit që vjen, të ketë strukturë më të ngritur si dhe pjesë plastike, siç janë mbajtëset në tavan. /Telegrafi/