LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen Passat tërësisht i ri, dedikuar vetëm për tregun kinez (Foto)

Volkswagen Passat tërësisht i ri, dedikuar vetëm për tregun kinez (Foto)

Modeli Passat me pamje bajate i përket së kaluarës, pasi i riu është mahnitës dhe bie në sy

Për një kohë të gjatë, Passat nuk ishte makinë mjaft e kërkuar, andaj Volkswagen e largoi prej disa tregjeve, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, prodhuesi gjerman po vazhdon ta mbajë gjallë këtë sedan, duke e adoptuar për tregun kinez. Makina është më e gjatë se modeli i tanishëm, ka dizajn shumë më të mirë, si dhe nivel të konsiderueshëm luksi.


Çfarë nuk është pëlqyer në dizajnin e gjeneratës së re, është tavani i njëjtë me Passatin e mëparshëm, përndryshe ka linja dhe përfundime shumë të dëshirueshme.

Pjesa e brendshme është me lëkurë dhe punime druri, ndërsa ka hapësirë ta mjaftueshme për këmbë. Është punuar në stilin e limuzinës, pasi kinezët e pasur dëshirojnë shumë që të voziten prej shoferit.

Ky VW që ngjanë shumë me Arteon, është ndërtuar në platformën e MQB, sikurse edhe Atlas, Jetta dhe Passati që shitet në Evropë.

Për momentin, dihet se ky Volkswagen Passat sot ë shitet vetëm në Kinë, por mund të kenë edhe ndryshe planesh dhe të ofrohet edhe në tregje tjera. /Telegrafi/