Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme pasi që, sipas tyre, Qeveria aktuale nuk mund t’i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend që të kalojë çështjet me rëndësi për vendin, e lërë më të marrë vendime të mëdha.
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fatmire Kollçaku, tha se akuzat e kryeministrit dhe presidentit ndaj njëri-tjetrit janë paralajmërim për zgjedhje, derisa shtoi se zgjedhjet janë mundësia e vetme që vendi të zhbllokohet.
“Ne si opozitë e kemi vlerësuar qysh moti që ka nevojë për zgjedhje, sepse kjo Qeveri tashme nuk e ka shumicën. Ju po e shihni që edhe në Kuvend nuk po kanë mundësi asnjë iniciative mos të them që asnjë projektligj ta shtyjnë pa prezencën e opozitës”, tha ajo.
“Mirëpo tashmë kjo siç e cekët edhe ju, jo serioziteti i dy njerëzve siç janë kryeministri dhe presidenti me akuza dhe kundër akuza të cilat me të vërtetë nuk janë asgjë tjetër, por janë paralajmërim që mund të ketë vërtet zgjedhje”.
“Prandaj duke e parë këtë situatë, e vetmja zgjedhje e duhur janë zgjedhjet të parakohshme të cilat duhet ta prodhonin një Qeveri legjitime një Qeveri që do ta ketë shumicën, që do ta ketë një shumicë edhe në Kuvend për t’i shtyrë proceset përpara”, tha Kollçaku, për Ekonomia Online.
Edhe Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, thotë se situata në vend është e ndërlikuar prandaj sipas saj, shkuarja në zgjedhje është e domosdoshme.
“Jo vetëm që LDK është e gatshme dhe këtë po e thonë edhe sondazhet, por nuk duhet të diskutohet se cili subjekt është i gatshëm dhe cili nuk është. Nuk ka rëndësi cilido subjekt që do të legjitimohet nga qytetarët e vendit duhet të marr përgjegjësit dhe nuk duhet të ndodhë çfarë po ndodhë”.
“Prandaj LDK-së i përforcohet për çdo dite mendimi dhe qëndrimi i saj që ky vend duhet të shkoj urgjentisht në zgjedhje sepse zgjidhja e këtyre problemeve behet vetëm përmes zgjedhjeve duke u ofruar tek sovrani dhe ai të jap besimin atij subjekti politik i cili mendon që do ta përfaqësoj siç duhet”.
Për kryetaren Alternativës, Mimoza Kusari, vendi është në bllokim të tërësishëm, derisa sa ka theksuar se partie që drejton është e gatshme të hyj në zgjedhje, raporton EO.
“Ajo çka po shohim është një rrezikim i vazhdueshëm i pushteteve të njeri-tjetrit. Nëse kemi bllokim të tërësishëm të Kuvendit në vazhdimësi, mos-performancë dhe neglizhencë dhe gjithashtu praktika të korruptuara të qeverisë në vazhdimësi atëherë ndryshimi është i domosdoshëm”.
“Natyrisht që i marrim përgjegjësit dhe obligimet shtetërore. Ne në vazhdimësi kemi bërë thirrje që për proces të dialogut të ketë konsensus, të gjitha palët të ulën dhe të vijnë më një platformë të përbashkët dhe natyrisht pasi që të gjenden zgjidhjet për këtë temë kaq të madhe dhe me rëndësi për Kosovën, pastaj të përcaktohet bashkërisht dhe data e zgjedhjeve, sepse në këtë konglematurë politike dhe strukturën se si është krijuar sot në Kosovë nuk do të ketë mundësi që të ecim shumë përpara”, tha Gaxherri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite