LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku propozon që Ushtria të miratohet në Kuvend më 28 nëntor

Lushtaku propozon që Ushtria të miratohet në Kuvend më 28 nëntor

Deputeti nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Mergim Lushtaku, ka ardhur me një propozim pas miratimit të ligjeve nga Qeveria e Kosovës që mundësojnë shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Ai propozon që miratimi i këtyre ligjeve në seance plenarë në Kuvendin e Kosovës me datë 28 nëntor 2018.

“Iu bëj thirrje që propozimin tim ta mbështesin në radhë të parë dy kolegët e mi deputetë, Rexhep Selimi e Daut Haradinaj, të cilët ishin protagonistët kryesorë, së bashku me heroin e kombit, Mujë Krasniqin, kur doli hapur UÇK-ja”.


Postimi i plotë i Lushtakut:

Ushtria e Kosovës të miratohet në Kuvend me 28 nëntor

Tashmë pas miratimit të ligjeve nga Qeveria e Kosovës, që mundësojnë shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, unë si deputet i Kuvendit të Kosovës propozoj që këto ligje të jenë të gatshme për miratim në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës me datë 28 nëntor 2018.

Jam plotësisht i vetëdijshëm që i rëndësishëm është procesi e jo data, por edhe simbolika ka rëndësinë e saj. Veçmas, si respekt dhe nderim për sakrificat nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës.

Dihet që më 28 nëntor 1998, në Llaushë të Skenderajt, doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila vazhdoi me misionin e saj deri në çlirimin e Kosovës gjithmonë në bashkëpunim me forcat aleate veri-atlantike.

Pas çlirimit të Kosovës, pa dyshim, ngjarja më e rëndësishme për ne është edhe Dita e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt 2008. Aspak më e parëndësishme nuk është edhe akti i themelimit të Ushtrisë së Kosovës, e cila do të mundësohet me miratimin e ligjeve në Kuvendin e Kosovës, nga përfaqësuesit e zgjedhur të popullit.

Iu bëj thirrje që propozimin tim ta mbështesin në radhë të parë dy kolegët e mi deputetë, Rexhep Selimi e Daut Haradinaj, të cilët ishin protagonistët kryesorë, së bashku me heroin e kombit, Mujë Krasniqin, kur doli hapur UÇK-ja. Gjithashtu, shpresoj që këtë propozim ta mbështesin Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe të gjithë kolegët tjerë deputetë qofshin ata të pozitës apo të opozitës.

Mendoj se ushtria por edhe kjo datë simbolike të jetë një arsye për të na bashkuar jo vetëm për këtë proces por edhe për rrugën tonë euro-atlantike.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori