LAJMI I FUNDIT:

Jançev: Nga shtëpia askush s’duhet të më përjashtoj

Jançev: Nga shtëpia askush s’duhet të më përjashtoj

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Mitko Jançev, para fillimit të seancës së mbrëmshme të Komitetit Ekzekutiv të partisë deklaroi se ka shumë mundësi që të diskutohet në lidhje me zgjedhjet, bashkëpunimin.

I pyetur për rreth përjashtimit të tij nga partia, ai tha se këto janë spekulime.

Rangellova dhe Jançev para shkarkimit nga OBRM-PDUKM
Lexo po ashtu Rangellova dhe Jançev para shkarkimit nga OBRM-PDUKM

“Si do ta kisha thënë unë këtë në gjuhën popullore, nga shtëpia s’duhet askush të përjashtoj”, tha Jançev dhe nuk mundi të komentoj nëse grupi i deputetëve është i bashkuar rreth vendimit që të mos votohet për ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/