LAJMI I FUNDIT:

UBT, lider në edukim digjital dhe përgatitje të gjeneratës së re të inovatorëve në Kosovë

UBT, lider në edukim digjital dhe përgatitje të gjeneratës së re të inovatorëve në Kosovë

Që prej vitit 2001, UBT ka qenë nismëtar për sjelljen e inovacioneve të fundit teknologjike në Kosovë, duke shtyrë përpara revolucionin e digjitalizimit të sistemeve të vjetruara të kompanive dhe duke rikthyer në sistem gjithçka që deri në atë kohë konsiderohej si e pa-funksionalizuar.

Nga atëherë, UBT identifikohet si institucioni që ka përgatitur jo vetëm kuadro profesionale përmes ofrimit të programeve të edukimit me bazë teknologjinë, por edhe që ka ndihmuar drejtpërdrejt në procesin e digjitalizimit të industrisë në mbarë vendin.


UBT vazhdon të mbetet referencë për Kosovën sa herë që vendi ynë ka nevojë për përfaqësim në botë.

Stafi dhe studentët e UBT-së e kanë përfaqësuar vendin tonë në ngjarjet më të mëdha botërore për inovacion e teknologji, madje edhe në vendet të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet, kjo pasi janë vlerësuar prurjet e reja përmes projekteve, punimeve dhe shpikjeve inovative, që i kanë shërbyer botës në vitet pasuese.

Në UBT është themeluar dhe funksionon Parku Shkencor, që është i pari dhe i vetmi në Kosovë e rajon.

Nën gjirin e tij janë themeluar edhe Inkubatori Virtual, Qendra e Dijes, Qendra e Inspirimit

dhe Qendra e Transferimit të Teknologjisë, të cilat ekzistojnë dhe janë funksionale vetëm në UBT, e të cilat nxjerrin e mbështetin në vit qindra projekte inovative, të cilat kanë gjetur hapësirë për rritje e zhvillim vetëm në UBT.

Tash e 17 vite, përmes përfaqësimit dinjitoz në shumicën e garave, UBT i ka sjellë Kosovës çmimet dhe vlerësimet e para ndërkombëtare për teknologji e inovacion.

Së fundi, UBT ka themeluar e licencuar Poliklinikën universitare më të madhe në rajon, ku janë inkuadruar e bashkuar përsosmërish pajisjet mjekësore të teknologjisë së fundit dhe nevoja për shërbime cilësore, duke kontribuuar në sjelljen e një praktike tërësisht të re për vendin tonë dhe që shumë shpejt pritet ta marrin si model edhe institucionet e tjera.

Me të gjitha këto arritje, është zgjeruar rrjeti i bashkëpunëtorëve vendorë e ndërkombëtarë, të cilët falë UBT-së, Kosovën nuk e konsiderojnë më vetëm si shfrytëzues të vlerave dhe njohurive të të tjerëve, por edhe si shtet partner të barabartë në dhënien e kontributit për ngritjen e vlerave shkencore në botë./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori