LAJMI I FUNDIT:

Ranillugë, aktakuzë një zyrtari komunal për cenim të të drejtave në marrëdhëniet e punës

Ranillugë, aktakuzë një zyrtari komunal për cenim të të drejtave në marrëdhëniet e punës

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit D.P., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Cenim i të drejtave në marrëdhëniet e punës”.

Në fillim të muajit shtator 2015 e gjerë tani, i pandehuri në cilësi të personit zyrtar në komunën e Ranillugut, me dashje nuk e ka zbatuar ligjin dhe kontratën kolektive për punësim, në atë mënyrë që të dëmtuarës K.R. – zyrtare në këtë komunë, ia ka cenuar të drejtën nga marrëdhënia e punës dhe i ka mohuar të drejtën e punësimit edhe përkundër faktit që e njëjta kishte përvojë pune, ndërkaq në listë të pagave kishte vendosur persona të tjerë pa kualifikime, me ç’rast  të njëjtën e ka dëmtuar në shumë prej 10.000 euro.

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Cenim i të drejtave nga marrëdhëniet e punës’’ nga neni 221 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjilan, që pas shqyrtimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet me dënim meritor sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Kalo në kategori