Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, ka zhvilluar sot një takim me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, ministrin për Inovacion Besim Beqaj dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.
Pas takimit komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, ka thënë se Kosova mund të jetë një nga partnerët tanë kyç që ta përdor teknologjinë si një motor të ekonomisë.
“Do të dëshiroja që menjëherë të theksoj se si bashkëpunimi jonë nuk është vetëm me fjalë të bukura por është një gjë konkrete. Tani është koha ta realizojmë me dimensione shumë konkrete. Ulja e roamingut për rajonin, ne po punojmë dhe kemi ambicie të qarta për këtë. Ky popull me popullsi kaq të re dhe duhet të investojmë në qytetarët tanë. Dëshiroj që të vazhdojë të iu inkurajon që të vazhdoni në ketë rrugë që të shihni inovacionin si një mundësi”, tha ajo.
Ajo ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Kosova ka punuar shumë për të fituar liberalizimin e vizave dhe mund të iu urojmë për të gjitha këto. Është e rëndësishme të vazhdohet me dialog me të gjitha shtetet që të merret vendimi sa më shpejt. Të gjitha kriteret janë plotësuar, por nuk është proces i lehtë. E keni këtë potencial dhe është e rëndësishme që të vazhdoni. Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për ju dhe vazhdoni të punoni brenda vendit tuaj”, tha ajo.
Ndërsa, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka falënderuar komisioneren për të gjithë kontributin e saj dhënë për Kosovën.
“Si një politikane evropiane ka qenë përkrahëse për Kosovën. Sot e kemi në Prishtinë me një qëllim tjetër, qëllimi i saj është që ta promovojë në Kosovë inovacionin e teknologjisë. Sot biseduam se si mund të ketë një bashkëpunim me të mirë mes vete për teknologjinë dhe inovacionin. Kemi biseduar edhe për atë që të ulet tarifa e roamingut për vendet e rajonit”, tha ai.
Hoxhaj ka folur edhe për tryezën e djeshme që është iniciuar nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli.
“Është një vendosmëri e kryetarit të Kuvendit që me çdo kusht të kemi një unitet se si duhet të përfaqësohemi në dialog. Është pakëz e parakohshme me hy në epilogun e dialogut, ne e dimë se cilat janë qëllimet tona njohja e ndërsjellët asgjë më pak as më shumë nuk pranojmë”, tha ai.
Sa i përket liberalizimit të vizave Hoxhaj ka thënë se në fund të vitit do të shihet se a është fer Evropa në raport me Kosovën.
“Komisioni Evropian ka qenë i qartë, Parlamenti Evropian ka qenë i qartë ne na duhet të punojmë. Unë ende nuk jam me atë që të ngrisim shumë tensionin në publik ,të punojmë më shumë me kryeqytete. Në fund të vitit do të shihet se a është bërë fer me Kosovën apo jo, a është i drejtë me Kosovën a jo. Nëse ka një test që mat kredibilitetin e Evropës në raport me Kosovën është liberalizimi i vizave. Do të ishte ironi që mandej ne në vitin 2019 të besojmë që BE-ja do ta bindë Serbinë që ta njoh Kosovën nëse nuk ka kapacitete të brendshme të marrë vendim për liberalizimin”, tha ai./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë