Autoritetet e Kosovës ende nuk kanë një pasqyrë të saktë rreth ndotësve më të mëdhenj të ajrit.
Viteve të fundit, stina e dimrit për disa qytete të Kosovës, sidomos për Prishtinën, është karakterizuar me nivel të lartë dhe të rrezikshëm të ndotjes së ajrit.
Rezultatet rreth ndotësve që po hulumtohen nga një kompani japoneze në fushën e ajrit, do të dalin në fillim të muajit nëntor, thonë përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).
Por, pa këtë hulumtim institucionet thonë se ndotësit më të mëdhenj konsiderohet të jenë veturat e shumta, Korporata Energjetike e Kosovës, e cila prodhon energji përmes djegies së qymyrit, si dhe përdorimi i tij për ngrohje.
Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ushtruesit të detyrës së ministrit të MMPH Fatmir Matoshi, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas prezantimit të rezultateve preliminare mbi ndotësit kryesorë të ajrit, sipas nevojës, do të ndërmerren edhe veprime tjera në harmoni me legjislacionin në fuqi.
“Problemi i ndotjes së ajrit është një problem i shtresuar që nga paslufta dhe duke pasur parasysh që nuk ka pasur veprime dhe zbatim të kornizës ligjore nga institucionet përkatëse, ne kemi ardhur në këtë gjendje që është e pamundur që të kemi rezultate pozitive të shpejta”.
“Është mirë që Kosova tani ka edhe Task-Forcë ndërministrore për trajtimin e ndotjes së ajrit, e cila po merret pikërisht me reduktimin e ndotjes së ajrit. Ne kemi kërkuar që disa nga ministritë përkatëse të punojnë në përmbushjen e obligimeve të tyre institucionale”, thotë Sahiti.
E, për ta përmirësuar cilësinë e ajrit në Kosovë, tani kanë filluar të ndërmerren disa hapa.
Sahiti bën të ditur se është kërkuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik që të ketë investime në zgjerimin e rrjetit të ko-gjenerimit, në mënyrë që qytetarët të mos e përdorin thëngjillin për ngrohje.
Po ashtu, nga kjo ministri, shtoni Sahiti, është kërkuar që të merret vendimi për ndërprerjen e dhënies së thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut, pasi që dyshohet se të njëjtit këtë thëngjill e kishin shitur te personat e tjerë në disa lagje të Prishtinës, ku ka pasur përdorim të madh të thëngjillit për ngrohje.
Javë më parë Task-Forca për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka miratuar propozim – vendimin për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në objektet e institucioneve publike.
Ky vendim pritet të procedohet për miratim në Qeverinë e Kosovës.
Në anën tjetër, Lorik Muçaj nga organizata “Green Art Center”, thotë se sa i përket cilësisë së ajrit, mbetet shumë për të bërë. Sipas tij, nismat e institucioneve të Kosovës sa i përket mbrojtjes së ajrit, duhet të jetësohen.
Po ashtu, Muçaj thekson se edhe qytetarët duhet të jenë ata që të mendojnë që të kontribuojnë sa më shumë në mbrojtjen e mjedisit.
“Qytetarët tanë janë të vetëdijshëm, por nuk janë duke bërë maksimumin dhe atë që munden ta bëjnë për mjedisin. Apeloj tek qytetarët të mundohen të gjejnë alternativa më mjedisore për ngrohje gjatë dimrit. Ky është problemi kyç që neve do të na sjell edhe këtë vit ekstremin e ajrit të ndotur”, thotë Muçaj.
Për degradimin e mjedisit jetësor, Kosova ishte kritikuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.
Në raportet e këtyre mekanizmave, Kosova ishte renditur në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.
Ndërkohë, një veprim tjetër për uljen e ndotjes së ajrit që institucionet e Kosovës pritet të ndërmarrin, ka të bëjë edhe me veturat, thotë Leutrim Sahiti nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Për këtë kemi një udhëzim administrativ për normat e lejuara për shkarkim në ajër që është në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës, ku është duke i bërë përgatitjet e fundit për fillimin e zbatimit të këtij udhëzimi që nënkupton që çdo veturë që shkon për kontroll teknik, duhet të bëhet edhe matja e gazrave që emeton vetura dhe të gjitha veturat që tejkalojnë vlerat e përcaktuara nuk do të arrijnë të qarkullojnë në komunikacion”, thekson Sahiti.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në Kosovë qarkullojnë mbi 315 mijë vetura të regjistruara, ku mesatarja e vjetërsisë së veturave që qarkullojnë në Kosovë është 18 vjet.
Dimrin e kaluar cilësia e ajrit në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, pati arritur në një nivel alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara. Sipas të dhënave të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ambasadës Amerikane vlerat e PM 2.5 ishin mbi vlerat e lejuara.
Foto: Arkiv/Ilustrim
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
Veliu: Askush dhe asnjë forcë nuk mund të më largoj nga LDK-ja
Mendimi paralajmëron shi dhe borë të enjten - temperaturat në rënie
Gjuajtje me armë në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit