LAJMI I FUNDIT:

Pakistani do të kërkojë ndihmë financiare nga FMN-ja prej 12 miliardë dollarë

Pakistani do të kërkojë ndihmë financiare nga FMN-ja prej 12 miliardë dollarë

Pakistani do të kërkojë ndihmë financiare nga vendet mike në vlerë të 12 miliardë dollarëve, në mënyrë që të mënjanojë krizën e pagesave të huas, ka thënë kryeministri, Imran Khan.

Ai në një fjalim televiziv la të kuptohet se Qeveria e tij do të kërkojë kredi nga Arabia Saudite dhe Kina si dhe ndihmë shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Riadi dhe Pekini i kanë ndihmuar edhe në të kaluarën Pakistanit në aspektin financiar.


Khan ka thënë se deficiti buxhetor aktual është në shifër rekorde prej 18 miliardë dollarëve.

“Ne nuk kemi mjaftueshëm dollarë për të paguar këstet e kredive”, ka thënë ai.

“Ne kemi diskutuar dhe kemi vendosur që të kërkojmë ndihmë nga shtetet mike dhe FMN-ja”.

Ish-ylli i kriketit ka thënë se Pakistanit i duhet ndihmë financiare në vlerë të 12 miliardë dollarëve, mirëpo kjo nuk duhet konsideruar si çështje e madhe.

“Ne do të dalim nga kjo gjendje. Unë do të jem në krye”, ka shtuar ai.

Përveç tjerash, ai e ka përshkruar këtë gjendje financiare si “dhuratë nga Qeveria e kaluar”.

“Dua t’iu them të gjithëve të jeni të fortë dhe të mos shqetësoheni. Kjo është periudhë e shkurtër e cila do të kalojë shumë shpejt”, ka deklaruar ai.

Khan, i cili ka nisur udhëheqësinë në muajin korrik, ka kërkuar edhe për mënyra tjera para se të synojë marrjen e huasë në FMN.

Madje ai pati thënë se Qeveria e tij do të trokiste në derë të këtij Fondi vetëm kur të mbetet zgjedhja e fundit, mirëpo duke marrë parasysh situatën aktuale, ai ka udhëzuar ministrin e Ekonomisë në Qeverinë e tij që të nisë negociatat me Fondin Monetar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori