LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic: Mourinho mund të ia fitojë titullin Unitedit, faji është te grupi i dobët i futbollistëve

Ibrahimovic: Mourinho mund të ia fitojë titullin Unitedit, faji është te grupi i dobët i futbollistëve
Ibrahimovic - Mourinho (Photo by Ben Hoskins/Getty Images)

Zlatan Ibrahimovic beson se Jose Mourinho mund t’i japë një titull të Ligës Premier, Manchester Unitedit, por ka paralajmëruar se portugezi nuk mund të “bëjë mrekulli” me një forcë kaq të dobët të skuadrës.

Mourinho e ka parë të ardhmen e tij të vënë në pikëpyetje në mënyrë të rregullt këtë sezon dhe është sugjeruar se ai ka humbur besimin e lojtarëve të tij dhe aftësinë për të dhënë rezultate.


Duke u zotuar për një kontratë të re në janar, nuk ka pasur asnjë shenjë se Mourinho do të largohet nga posti i tij.

Shearer mendon se Mourinho është në rrezik të shkarkohet
Lexo po ashtu Shearer mendon se Mourinho është në rrezik të shkarkohet

Ibrahimovic beson se ky është qëndrimi i duhur i drejtuesve pasi sipas tij trajneri portugez është i duhur dhe se faji i rezultateve jo të mira nuk i përket atij.

“Mendoj se ai ka aftësinë për të fituar Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic për The Mirror.

Jose Mourinho (Getty Images)

“Mendoj gjithashtu se ai është trajneri i duhur për atë klub, për atë skuadër”.

“Por, një trajner është po aq i mirë sa ekipi i tij, kështu që ai nuk mund të bëjë mrekulli në qoftë se skuadra nuk është mjaft e mirë”.

Një grup lojtarësh janë kundër dhe duan largimin e Mourinhos, Woodward e mbështet portugezin
Lexo po ashtu Një grup lojtarësh janë kundër dhe duan largimin e Mourinhos, Woodward e mbështet portugezin

“Dhe e ndjej që skuadra është e mirë – është duke përparuar, duke u bërë më mirë”.

“Ky është viti i tij i tretë, lojtarët e dinë gjithnjë e më shumë mënyrën se si ai dëshiron të luajë dhe se si ai e dëshiron lojën – kështu që unë besoj, po”, përfundoi suedezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori