Koalicioni për Drejtësi Sociale i ka dërguar të martën letër proteste kryeministrit Ramush Haradinaj, kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe deputetëve të Kosovës, duke kërkuar që urgjentisht të adresojnë fenomenin e vdekjeve të shpeshta në vendin e punës dhe të marrin masa ndaj subjekteve që shkelin Ligjin e Punës dhe Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë.
Kërkesa e koalicionit vjen vdekjes së Milazim Bajraktari (45), punëtor i ndërtimtarisë, i cili është viktima e dytë për dhjetë ditët e fundit që humbi jetën në vendin e punës.
“Është alarmante heshtja dhe mosveprimi institucional lidhur me këto raste tragjike si dhe mos ndëshkimi i bizneseve të sektorit të ndërtimtarisë, që e bëjnë të duket sikur sektor mafioz. Punëtorëve në Republikën e Kosovës duhet t’ju garantohet që vendi i tyre i punës nuk do të kthehet në vend të vdekjes. Nga këto vdekje, shumë fëmijë mbetën jetim, përderisa familjet duhet të vazhdojnë jetën në kushte tejet të rënda ekonomike, që janë pasojë e standardit të ulët të jetesës në vend, papunësisë së lartë dhe varfërisë së skajshme”, thuhet në letër.
Ndryshe, gjatë pesë viteve të fundit, 98 qytetarë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës në sektorin e ndërtimtarisë. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë