Dy milionë euro janë investuar për ndërtimin e një objekti i cili është në pronësi të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, i cili gjendet në kuadër të qendrave të panaireve në Bërnicë.
Por, tash e sa kohë ato kanë mbetur të pashfrytëzushme. Madje, objekti ka filluar edhe të dëmtohet. Ministri i i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka njoftuar se sot do të mirret vendimi që në këtë objekt të dislokohet Agjencia e Metrologjisë.
Ai sot vizitoi këtë qendër ky edhe tha se do të dislokohet agjencia në fjalë. Qëllimi i kësaj vizite, sipas Shalës ka qenë gjendja jo e mirë e këtyre objekteve.
“Një objekt për të cilin Qeveria e Kosovës ka investuar afër dy milionë euro dhe fatkeqësisht që nga viti 2011 ka mbetur në këtë gjendje në të cilën është, i pashfrytëzum, dhe si pasojë e moskujdesit në raport me të është dëmtuar çdo ditë e më shumë”, tha ministri Shala.
Ai ka njoftuar se që nga sot do të merret vendim që ky objekt të funksionalizohet.
“Sot, do të marrë vendimin që Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, ta dislokojë këtu. Banka Botërore e ka përkrah me një fond Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që të ndihmojë adoptimin e këtij objekti dhe funksionalizimin e tij për nevoja të metralogjisë. Gjithashtu e kam si ide por, do ta diskutoj edhe me udhëheqjen e Ministrisë që ta shohim edhe mundësinë e dislokimit të Agjencisë së Akreditimit dhe Standardizimit në këtë objekt, që këtë investim të qytetarëve tonë ta bëjmë të shfrytëzueshëm”, u shpreh ai.
Se sa do të marrë kohë funskionalizimi i këtyre objekteve, ministri Shala tha se varet nga Banka Botërore e po ashtu edhe nga prokurimi, mirëpo u shpreh se do të mundohet që sa më shpejt një gjë e tillë të ndodh.
Kujtojmë se këto qendra janë jo funksionale që nga viti 2011. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë