LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli dhe Man City luajnë baras në derbin e javës

Liverpooli dhe Man City luajnë baras në derbin e javës
Liverpool - Man City (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Liverpooli dhe Manchester City kanë barazuar pa gola 0-0 në ndeshjen derbi të javës së tetë në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat më luanin me ‘frikë’ dhe rrallëherë tentonin sulmin.


Kështu, pas 45 minutave asnjëra skuadër nuk pati ndonjë rast të mirë për gol dhe shkuan në pushim me rezultat të bardhë.

Ndeshja ishte shumë e luftuar (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Në pjesën e dytë, tempi i lojës u rrit paksa dhe skuadrat filluan ta tregojnë veten dhe të intensifikojnë sulmet.

Rasti i parë erdhi në minutën e 61-të, por goditja e Riyad Mahrez nuk arriti ta gjej cakun.

Liverpooli provoi me anë të Mohamed Salah (64′, 67′), por edhe egjiptiani nuk pati fat dhe shifrat mbetet në pandryshuara.

Në minutën e 86-të të ndeshjes erdhi rasti më i mirë në ndeshje, por Mahrez u tregua i pa saktë nga penalltia dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.

Pas këtij barazimi, të dy skuadrat kanë nga 20 pikë në vendin e parë dhe tretë respektivisht, ndërsa në ndeshjen e radhës Liverpooli luan te Huddersfield, ndërsa City e pret Burnleyn. /Telegrafi/