LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM frikësohet nga zgjedhjet korrekte dhe demokratike

OBRM-PDUKM: LSDM frikësohet nga zgjedhjet korrekte dhe demokratike

Pas konferencës për shtyp të deputetit Kostadin Kostadinov nga LSDM-ja, reagon edhe partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM.

“LSDM-ja i shkatërroi pozicionet e Republikës së Maqedonisë në plan ndërkombëtar dhe në çështjen me Greqinë, ndërsa në anën tjetër me kriminalitetin, korrupsionin, vjedhjet e parave popullore dhe paaftësia e ktheu shtetin pas në kohën e tranzicionit kriminal, në vend se ta afrojnë drejt standardeve evropiane”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, LSDM-ja frikësohet nga zgjedhjet demokratike dhe korrekte, gjegjësisht, siç thonë ata, LSDM-ja frikësohet nga lufta efektive kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kostadinov: Nuk ka amnisti për kriminalitetin, Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s
Lexo po ashtu Kostadinov: Nuk ka amnisti për kriminalitetin, Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s

“LSDM-ja frikësohet nga institucionet e pavarura dhe profesionale. Përgjegjësi duhet të ketë për falsifikimin e referendumit për të gjithë krimet e Qeverisë së LSDM-së. Dalje na kriza politike do të jetë pranimi i kërkesës së OBRM-PDUKM-së. Nëse LSDM-ja me të vërtetë dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare është e nevojshme formimi i Qeverisë sipas modelit të Përzhinos”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë krahas Qeverisë teknike, ata kërkojnë edhe Prokuror të Përgjithshëm të ri me caktim të opozitës ndërsa kërkesa tjetër është fromimi i komisionit hetimor që do t’i rishqyrtojë parregullsitë gjatë referendumit dhe të njëjtat të mos përdoren në ditën e votimit në zgjedhje.

“Opsioni i dytë i Zaevit dhe LSDM-së është që menjëherë të dorëzohen nga marrëveshja kapitulluese, ndërsa më pastaj të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pas zgjedhjeve, OBRM-PDUKM-ja do të përkrah krijimin e një institucioni prokurorial për gjetjen e kriminalitetit dhe krimit”, thonë në fund OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori