LAJMI I FUNDIT:

Teuta Krasniqi me dedikim emocionues për Adonisin: Je burri të cilin e dua dhe do të të dua përgjithmonë

Teuta Krasniqi me dedikim emocionues për Adonisin: Je burri të cilin e dua dhe do të të dua përgjithmonë

Sot (e diel) është një ditë vërtet e veçantë për aktoren e njohur kosovare, Teuta Krasniqi.

Kjo pasi bashkëshorti i saj, Adonis Morina, feston ditëlindjen.

Me këtë rast, Teuta ka zgjedhur që në një ditë si kjo t’i bëjë atij një urime të përzemërt në rrjetet sociale.


Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina (Foto: Norik Uka)

Ajo ka publikuar disa fotografi të çiftit në Instagram, në mbishkrimin e së cilave ka bërë një dedikim romantik për bashkëshortin e saj.

“Shpirt, Jeta me ty, Bashkëshortësia me ty, Familja me ty, është bekim nga Zoti. Cdo ditë vazhdoj të mahnitem nga energjia jote pozitive, zemërgjerësia jote, mirëkuptimi yt, dashuria dhe mirësia që e shpërndan kudo. Je forcë e natyrës që edhe ne të tjerëve na vë në lëvizje, që të besojmë në ëndërrat tona, të bëhemi cdo ditë versioni më i mirë i vetes dhe ta çmojmë cdo ditë të jetës si dhuratën më të cmueshme”, shkruan ajo.

Foto: Adonis Morina/Instagram

“Je kënga të cilën dua ta dëgjoj gjithmonë, filmi nga i cili nuk lodhem kurr së shikuari, libri të cilin nuk mund ta lëshoj nga dora, je burri të cilin e dua dhe do të të dua përgjithmonë. Urime ditëlindja shpirt, pac shëndet dhe lumturi të pakufishme bashkë me neve. Shpirt, Astro, Babi, te duam shume, Mami, Tara dhe Kaia”, janë fjalët e Teutës për Adonisin.

https://www.instagram.com/p/BooNQeiHvz_

Çifti ka vite që bashkëjetojnë, ndërsa së bashku kanë një vajzë, Kaiën, dhe Tarën, nga martesa e parë e Teutës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Magazina

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina
Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e

Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e "Juzui" gjatë Javës së Modës në New York

Magazina

"Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident" - Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë

Magazina
Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real

Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real

Magazina
Kalo në kategori