LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, tre deri në katër gra çdo ditë sëmuren nga kanceri i gjirit

Maqedoni, tre deri në katër gra çdo ditë sëmuren nga kanceri i gjirit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se të dhënat tregojnë se tre deri në katër gra në Maqedoni vuajnë nga kanceri i gjirit çdo ditë. “Përkatësisht, nga sistemi, kemi llogaritur se 1.356 raste të reja kanë ndodhur gjatë vitit 2018, që cilat nuk janë regjistruar në vitin 2017, dhe nëse ndahet me ditë në vit, mesatarja është 3.7”, sqaroi Filipçe.

Ai tha se në periudhën prej 01.01.2017 deri më 30.09.2018, në sistemin Kombëtar të Regjistrimeve elektronike janë regjistruar 60.787 ekzaminime për 8.157 pacientë me tumor në gji. Pacientja më e re është 17 vjeç ndërsa ma e vjetra është 97. Numri i përgjithshëm i grave të diagnostikuar me kancer të gjirit për të cilën gjatë vitit 2018 janë regjistruar në Sistemit Kombëtar është 3.200, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filipçe theksoi se shkaku më i zakonshëm i vdekjes nga neoplazmat malinje në periudhën 2010-2017 është neoplazma e gjirit.


“Në vitin 2010, numri ishte 308 gra, në vitin 2015 numri ishte 281, 2016 -338, ndërsa në vitin 2017 norma u zvogëlua në 279 gra. Përgjegjësia jonë, si institucion dhe si qeveri, është të sigurojmë të gjithë qytetarët me kujdes shëndetësor cilësor, kujdes shëndetësor që shëron, si dhe kujdes shëndetësor që na edukon dhe parandalon:, tha ministri Filipçe.

Duke ndjekur udhëzimet evropiane dhe ndërkombëtare, nga muaji Prill 2015, në bashkëpunim me zyrat e mamografisë në institucionet shëndetësore publike, Ministria e Shëndetësisë ka filluar një “program të shqyrtimit Kombëtar për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit”. Për këtë qëllim janë furnizuar memografi të reja dixhitale në institucione të ndryshme shëndetësore publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori