LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët duan të jemi në BE dhe NATO duhet ta japin përkrahjen në Kuvend

LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët duan të jemi në BE dhe NATO duhet ta japin përkrahjen në Kuvend

LSDM-ja përsëri ju bëri thirrje kryesisë së OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit, siç thonë, të ndalojë të shpërndajnë shpikje dhe lajme të rreme dhenë mënyrë të qartë të deklarohen nëse janë për hyrje të Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Zgjidhja është e qartë ose BE dhe NATO ose izolim. Të parët e OBRM-PDUKM-së duhet të deklarohet për çka janë. Nëse janë për BE dhe NATO tash është momenti kur duhet të ndalojnë me lajme të rreme dhe përpjekjet t’i sigurojnë amnisti Nikolla Gruevskit dhe t’u bëjnë thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së ta respektojnë vullnetin e qytetarëve në Kuvend. Këto deputet nga radhët e OBRM-PDUKM-së të cilët me të vërtetë duan ta shohin shtetin në NATO dhe BE, duhet të marrin obligim t’i përkrahin proceset në Kuvend”, kumtojnë nga LSDM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM-së, anëtarësimi në NATO dhe BE nuk ka alternativë tjetër dhe se mbi 600 mijë qytetarë dhanë mesazh të qartë se janë për të ardhme në BE dhe NATO.


Ata shtojnë se të gjithë duhet ta respektojnë vullnetin e qytetarëve, por nëse deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe kryesia e kësaj partie refuzojnë të bëjnë një gjë të tillë atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s më pastaj edhe e BE-së. Mickoski nuk do ta ndalojë vullnetin e qytetarëve, nuk do ta ndalojë të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori