LAJMI I FUNDIT:

​Protestë kundër vdekjes së punëtorëve në vendin e punës

​Protestë kundër vdekjes së punëtorëve në vendin e punës

Me moton “Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona” organizata joqeveritare “Beyond the Wall” do të organizojë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Protesta do të mbahet të mërkurën më 10 tetor 2018 me fillim nga ora 11:00.

Në pesë vitet e fundit, 93 është numri i personave që kanë vdekur, në vendet e tyre të punës, në sektorin e ndërtimit. Kurse, në këto vite kanë mbetur të lënduar mbi 230 persona.

Rasti më i fundit ishte ai i ditës së sotme, ku punëtori 45 vjeçar M. B, humbi jetën pasi ra nga ndërtesa ku ishte duke punuar në lagjen Arbëria. I ndjeri ishte duke punuar për fasadimin e ndërtesës.


Vdes një punëtor ndërtimtarie në Prishtinë, bie nga objekti në ndërtim
Lexo po ashtu Vdes një punëtor ndërtimtarie në Prishtinë, bie nga objekti në ndërtim

“Helmeta me emrin e çdo të vdekuri në vendin e punës do të vendoset në rrethojat e qeverisë. Secili rast që zbardhet helmeta bashkë me emrin e të vdekurit në vendin e punës largohet nga rrethojat e qeverisë, për çdo të vdekur në vend të punës shtohet një Helmet në rrethojat e qeverisë. Nëse qeveria i largon Helmetat pa u zbardhur rastet, nënkupton që ajo po pajtohet me vdekjet, ne do gjejmë mënyra tjera për tua rikujtuar gjithmonë”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Më tej, ata kanë bërë thirrje që kushdo që ka mundësi të bashkëngjitet në këtë protestë për të ngritur zërin për këtë dukuri negative.

“Kërkoj mbështetjen e 92 personave qe fizikisht ta përkrahin një protestë, ne jemi te vetëdijshëm qe punëtoret nuk mund te bashkëngjiten, por kërkoj nga ju qe keni mundësi te bashkëngjiteni dhe te jemi zëri i tyre, tu dalim ne mbrojtje, numri i rasteve tragjike do shtohet edhe shumë nëse ne rrimë duke i numëruar. Mjaft qëndruam me kalkulator në duar, shpejt nuk do ketë kalkulator që numëron të vrarët, e vrasësit nuk do të ndalen se ngrituri pallate mbi djersën, gjymtyrët dhe gjakun e punëtorëve. Ta ngrisim zërin para se të jetë vonë, para se zëri ynë të mos mund te ngritët, para se në apo familjarët tanë të numërojnë sekondat deri në përplasjen me tokën”, përfundon njoftimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Lajme
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Lajme
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Lajme
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Drejtësi
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Politikë
Kalo në kategori