Piktura ‘Vajza me ballon’ e artistit të njohur misterioz Banksy, u shit në një ankand në Londër për më shumë se një milion euro. Mirëpo, menjëherë pasi ra çekiçi që konfirmoi shitjen e veprës së njohur, ajo u çmontua papritur.
Gazeta e njohur Financial Times ka raportuar se brenda kornizës dikush ka instaluar një mekanizëm që u aktivizua nga distanca me qëllim për ta shkatërruar pikturën.
Një teori tjetër është se vetë artisti Banksy i cili ndodhej brenda sallës e ka aktivizuar pajisjen.
Gazeta Art ka shkruar se një njeri i veshur me të zeza, i cili po mbante kapelë dhe syzë të diellit, ishte parë duke u kacafytur me rojet e sigurisë pranë hyrjes, menjëherë pas incidentit.
Zakonisht, ankandi anulohet kur një vepër e artit dëmtohet para se të largohet nga salla e shitjes. Mirëpo, drejtori i galerisë, Alex Branczik, ka një tjetër mendim. Ai ka thënë se Banksy është artisti më i madh në Britani dhe se shfaqja ‘vetë-shkatërruese’ e pikturës ishte pjesë e artit të gjeniut Banksy.
“Ju mund të argumentoni se tani kjo vepër është bërë edhe më e vlefshme”, ka shtuar Branczik. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City