LAJMI I FUNDIT:

Big Mama më shumë preferon dasmat se diskotekat

Big Mama më shumë preferon dasmat se diskotekat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama ka thënë se ndjehet mirë edhe në muzikë edhe në gazetari.

“Ndjehem mirë çdo kund që ka kamera, kur e shohë atë dritën e kuqe të kamerës bëhet si e çmendur”.

Mes gazetares dhe këngëtares, ajo tha se ndjehet komode në të dyja, sipas saj me rëndësi të ketë kamera.


https://www.instagram.com/p/BocX2ejAaeI

“Një këngëtare duhet t’i ketë të gjitha, duhet të bëj edhe shou. Unë më shumë them se jam një shougirl se bëj gazetarinë”.

Big Mama për Reload në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht se për momentin ndodhet larg skenave e videoklipeve, nuk i kanë munguar performancat në dasma.

Lajmet për Big Mamën
Lexo po ashtu Lajmet për Big Mamën

“Tërë verës kam qenë në dasma. Këto vitet e fundit jam futur edhe në muzikën e dasmave sepse aty e kemi idaren. Po të më thoshte dikush më herët se unë do të këndoja një ditë këngë dasmash nuk do ta kisha besuar”.

Ajo tha se tashmë dasmat i ka më të preferuara se diskotekat.

https://www.instagram.com/p/BoWfa33A-jP

“Po të më ofronin tani 50 diskoteka apo 20 dasma, do të zgjidhja këto të fundit. Këndimi në dasma është një ndjenjë ndryshe, këndon pa stres, këndon vetëm për disponimin e familjarëve”.

Këngëtarja tha se është në përgatitje të disa potpurive por nuk do të mungoj edhe me projekte më komerciale. /Telegrafi/

Intervistën me Big Mamën mund ta ndiqni nga 1:14 në videon e mëposhtme: