LAJMI I FUNDIT:

E rëndë, dyshohet se një dëshmori në Marinë i është ndërruar pllaka e varrit (Video)

E rëndë, dyshohet se një dëshmori në Marinë i është ndërruar pllaka e varrit (Video)

Lume Krelani dyshon se pllaka e varrit të babait të saj është ndërruar. Ajo sot nuk mundi që të vendos lule te varri i babait.

Lume Krelani ka marr rrugë nga Verboci i Drenasit për ta nderuar babain e saj Sejdi Krelani, dëshmor i cili nga 19 Shtatori prehet në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt.

Por kur edhi këtu pa që lulet nuk mund t’i vendos tek varri i babait të saj.


Kjo pasi tek vendi ku është rivarrosur dëshmori Sejdi Krelani qëndron pllaka e një dëshmori tjetër.

Lume Krelani për RTV Dukagjinin thotë se i është ndërruar pllaka e varrit të babait të saj.

“Problemi është se këtu e kemi varrosë babain tim, unë vet kam qenë personalisht këtu. Rendi ka qenë këtu në trotuar, kemi fakte, fotografi, incizime, mirëpo përgjegjësi thotë se babai im është në rendin e dytë. Kjo është edhe më e rëndë që nuk e pranon se pllaka është gabim, por thotë është në rendin e dytë. Familja e personit që i është vendosur emri ka ardhur këtu dhe i janë vendosur lulet, por unë ku ti vendosi këto lule?!”, shprehet e tronditur bija e dëshmorit Sejdi Krelani.

Se babai i saj ishte varrosur në këtë vend, familja Krelani ka edhe dëshmi të ditës së rivarrimit.

Ndërkaq familjarët e dëshmorit Hamdi Hasani, që mendohet se i është ndërruar varri nuk deshën të prononcohen para kamerës, por RTV Dukagjinit ata i thanë se nuk ndjehen mirë për këtë që ka ndodhur.

Zyrtarët e komunës së Skenderajt, Televizionit përmes një përgjigje elektronike i thanë se nuk kanë marrë ankesë nga familjarët për një gjë të tillë.

“Ne zyrtarisht nuk kemi marrë asnjë ankesë nga familja qe ju po i referoheni. I gjithë procesi i rivarrimit është bërë me ekspertizë profesionale nga instituti i Mjekësisë ligjore. Insinuata të tilla janë të paqëndrueshme, nuk kanë asnjë bazë, as argument përveç se mundet me qenë ndonjë dëshire individuale për ndryshim të renditjes. Gjë e cila është definitive dhe e përfunduar me të gjitha procedurat”- thuhet në përgjigjen e komunës së Skenderajt./Telegrafi/

https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/271779503446395/

Në trend Lajme

Më shumë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori