LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Në veri takova edhe serbë që ishin pjesë e konfliktit të armatosur (Video)

Thaçi: Në veri takova edhe serbë që ishin pjesë e konfliktit të armatosur (Video)

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë edhe detaje për vizitën e tij që ka bërë në liqenin e Ujmanit.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se këtë e ka bërë për qejfin e tij, dhe nuk e ka bërë për ta minimizuar protestën e Vetëvendosjes.

Madje, Presidenti tha se protestuesit atë ditë, e përkrahin idenë e tij, që Lugina të bashkohet me Kosovën.


“Nuk zhvillohet beteja në sheshin ‘Skënderbe’ me Serbinë, po beteja zhvillohet në tavolinë përballë tyre…Unë e vlerësoj protestën e qetë, por e di që ata njerëz që kanë qenë, të gjithë janë për bashkimin e Preshevës me Kosovën…Idenë time për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, e mbështesin 85-90% e qytetarëve të Kosovës”, tha Presidenti.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1845551298874496/

Madje, Presidenti tha se në veri të vendit, fundjavën e kaluar, ka takuar edhe persona, që në luftë i kishte kundërshtar, përcjell Telegrafi.

“Kam takuar edhe serb lokal, kemi bërë muhabet shumë të mirë, miqësor, kemi diskutuar edhe për periudhën e paraluftës, edhe gjatë luftës, bile bile mund të them se dy a tre aty që kanë qenë, kishin qenë edhe pjesëmarrës të konfliktit të armatosur”, tha ai.

Ai kritikoi edhe qeveritë pasuese, për të cilat thotë se nga viti 2014, ka zero investime që banorët të kthehen në pronat e tyre në veri të vendit./Telegrafi/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/254728608569194/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Kalo në kategori