LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Me meritë jemi liderë të tabelës

Ramadani: Me meritë jemi liderë të tabelës

Trajneri i Feronikelit, Zerkirja Ramadani, u shpreh i ngazëllyer me fitoren ndaj Llapit në Podujevë.

Zekirja Ramadani vazhdoi me rekordin perfekt duke mbajtur kryesimin fuqishëm me Feronikelin.


Ekipi i tij arriti fitore ndaj rivalit direkt për pozitën e parë, Llapit, edhe pse mbeti me një lojtar më pak në teren.

“Kjo fitore është meritë e futbollistëve për karakterin dhe personalitetin e lojtarëve”.

“Nuk është e lehtë që të luash ndaj konkurrentit direkt me një lojtar më pak për më shumë se një pjesë. Me meritë jemi liderë të tabelës”, u shpreh Ramadani.

Feronikeli pritet të zgjerojë kryesimin në tabelë këtë fundjavë kur do të presë në shtëpi KEK-un. /Telegrafi/