LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që duhet të dini rreth filmit “Diamanti”, një krim-komedi me aktorët më të mirë në vend

Gjithçka që duhet të dini rreth filmit “Diamanti”, një krim-komedi me aktorët më të mirë në vend
Main Photo

Filmi “Diamanti” është një vazhdim i rrugëtimit të karaktereve nga filmi “Zonjusha” (nëse nuk e keni parë filmin, mund ta shikoni në gjirafavideo.com). Megjithatë nëse nuk ju premton koha juaj e çmuar, pa merak, sepse filmi “Zonjusha” nuk është parakusht i domosdoshëm, filmi “Diamanti” qëndron edhe si film në vete.

Pas kritikave të mira dhe suksesit të filmit “Zonjusha,” ekipi artistik dhe teknik i filmit, përjetuan një shpërthim entuziazmi, vullneti, dhe vizioni. Por, mbi të gjitha, kishin një ndjenjë përgjegjësie ndaj publikut, që me një investim madhor, të krijojnë filmin e rradhës, “Diamanti”.


Pjesë nga filmi “Diamanti”

Filmi “Diamanti,” i përket zhanrit krim- komedi, dhe shtjellon shumë tema rreth një diamanti me vlerë. Ndeshja e fuqive kërcënuese, intelektuale, joshëse e seksuale, ndodh kur shfaqet dëshira të mbahet në dorë, njëherë, ky gur i çmuar.

Teknologjia, artistët, dhe dialogjet e implikuara në këtë film vendosin një standard të ri të filmbërjes kosovare, për kinematë vendore dhe rajonale.

Filmi Diamanti është prodhim i A&G Production në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, IKONE Studio dhe GjirafaStudios.

Aktori Besart Sllamniku i gatshëm t'ju përgjigjet 20 pyetjeve interesante nga fansat në Instagramin e Telegrafit
Lexo po ashtu Aktori Besart Sllamniku i gatshëm t'ju përgjigjet 20 pyetjeve interesante nga fansat në Instagramin e Telegrafit

Regjia është realizuar Genc Berisha, ndërsa skenarin e kanë shkruar: Besart Sllamniku dhe Lulzim Bucolli. Për fotografitë është kujdesur fotografi Arton Humolli, veshjet dhe kostumet janë përgatitur nga Edona Reshitaj, gjersa për grimin është kujdesur Aida Kelmendi.

Aktorët:

Posteri i filmit “Diamanti”

Kasti i aktorëve të filmit përbëhet nga: Luan Jaha, Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj, MAJK / Kastriot Rexha, Edona Reshitaj, Ilir Prapashtica, Irena Cahani, Anila Krasniqi, Lulzim Bucolli, Fiona Gllavica etj, jane ata pak aktore qe publiku do ti perjetoj emocionet e tyre ne kinemane CINEPLEXX nga 25 Tetori ne Prishtinë.

Anila Krasniqi (Foto: Arton Humolli)

Armend Baloku (Foto: Arton Humolli)

Besart Sllamniku (Foto: Arton Humolli)

Dukagjin Podrimaj (Foto: Arton Humolli)

Edona Reshitaj (Foto: Arton Humolli)

Fiona Gllavica (Foto: Arton Humolli)

Genc Berisha (Foto: Arton Humolli)

Ilir Prapashtica (Foto: Arton Humolli)

Irena Cahani (Foto: Arton Humolli)

Luan Jaha (Foto: Arton Humolli)

Lulzim Bucolli (Foto: Arton Humolli)

Muhamed Arifi (Foto: Arton Humolli)

Ylber Bardhi (Foto: Arton Humolli)

Traileri i filmit: 

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Kalo në kategori