LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosjes i bashkohen tre profesorë universitarë

Vetëvendosjes i bashkohen tre profesorë universitarë

Albin Kurti ka bërë të ditur se partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, sot i janë bashkuar tre profesorë universitarë.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë publik emrat e tre profesorëve universitarë që janë anëtarësuar në Vetëvendosje.

Postimi i Kurtit:


“Sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE! u anëtarësuan tre profesorë universitarë:

Prof.Asoc.Dr. Sulejman Meta, inxh. i dipl. i industrisë së drurit, Universiteti i Shkupit, Universiteti i Shkencave të Aplikuara; Prof.Dr.Sc. Muhamet Avdyli, inxh. i dipl. i Elektroteknikës, profesor në Kolegjin UBT dhe drejtor i kampusit në Ferizaj; dhe, Prof.Dr.Sc. Shefki Luma, Fakulteti Filologjik në Prishtinë, Gjuhë dhe Letërsi Frënge, Gjuhë Shqipe në Universitetin e Tetovës.

Biseduam për situatën politike në Kosovë por edhe për çështjet e arsimit dhe zhvillimit në vendin tonë. Na presin punë e angazhime të përbashkëta në Lëvizje drejt rezultateve dhe sukseseve të reja”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/