LAJMI I FUNDIT:

City fiton me vështirësi ndaj Hoffenheimit

City fiton me vështirësi ndaj Hoffenheimit

Manchester City ka fituar në udhëtim te Hoffenheimi me rezultat 2-1 pas një ndeshje shumë të luftuar në Gjermani.

Ndeshja filloi me dinamikë të hatashme të dy skuadrave.

Fillimisht Ishal Belfodil pas një minute lojë hapi serinë e golave, duke kaluar vendasit në epërsi.


Vetëm pak minuta më vonë (7′) ishte Kun Aguero ai që barazoi rezultatin në 1-1.

City kishte shumë raste deri në fund të pjesës së parë, por nuk arriti të gjente golin. Edhe portieri Bauman ishte i shkëlqyer me disa intervenime.

https://twitter.com/SarcasticShubh/status/1047195648280297472

Në fillim të pjesës së dytë ishte vetëm City që po luante dhe kishte disa raste shënimi.

Leroy Sane kërkoi penalti pasi u ndal nga Bauman, por gjyqtari Skomina heshti.

https://twitter.com/jxkxkxkclx/status/1047171536380198912

Dhe pas shumë rasteve të shënimit, ishte David Silva në minutën e 87-të që shënoi për 2-1 dhe fitoren e madhe të kampionit të Anglisë.

Aktualisht në Grupin F është Lyon që vazhdon të mbajë lidershipin para tkimit me Shakhtarin në Francë, kurse City rikthehet në garë me tri pikë në vendin e dytë pas dy ndeshjeve. Hoffenheimi mbetet me një pikë. /Telegrafi/