Sa herë saktësisht duhet rregullisht të keni seks nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
Zvogëlimi i numrit të spermatozoideve dhe niveli i dyfishimit të karcinomit të testiseve mund të jenë bombë e cila do t’i sjellë fundin racës njerëzore.
Çiftet të cilat përpiqen të lindin fëmijë mund të kenë dobi nga praktikimi i seksit dy herë brenda një nate, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë zbuluar që sperma e grumbulluar tri orë pasi që për herë të parë ka ndodhur ejakulimi, përshpejton notimin e spermatozoideve dhe shton shanset për ngjizje të vezoreve.
Me përdorimin e spermës e cila është krijuar më shumëse 180 minuta pasi mashkulli ka pasur orgazmën e fundit, shton shkallën e suksesit për ngjizje për një të tretën.
Hulumtuesit me në krye dr. Da Li, në spitalin “Shengjing”, kanë krahasuar sasinë e spermës së meshkujve (të shteteve të ndryshme) dhe shpejtësinë e lëvizshmërisë së spermatozoideve.
Ata kanë zbuluar që sperma e cila është prodhuar shpejt pasi që mashkulli tashmë një herë ka ejakuluar, ka pasur numër më të madh proteinash të cilat përshpejtojnë lëvizshmërinë e spermatozoideve. Sperma e freskët ka nivele më të mëdha proteinash të cilat janë të gatshme të bashkohen me vezoret.
Shkencëtarët kanë zbuluar rastet në të cilat spermatozoidet, të cilat janë ejakuluar disa orë pasi që mashkulli ka pasur orgazëm, kanë pasur shpejtësi dhe sasi më të madhe proteinash.
Hulumtuesit besojnë që sa më gjatë të qëndrojë sperma në testise para ejakulimit, bëhet më e lëndueshme dhe ka shanse të përmbajë ADN-në e dëmtuar.
– Të dhënat tona tregojnë që çiftet që kanë pasur marrëdhënie më të rregullta kanë sukses më të madh për ngjizje. Kjo do të mund t’i bënte dallimet në përpjekjet për krijimin e familjes, – thotë dr. Li.
Hulumtimi i bërë muajin e kaluar ka tërhequr vëmendjen që meshkujt të cilët nuk hanë mjaft proteina kanë spermë të varfër dhe me siguri do të kenë fëmijë me mbipeshë. Mirëpo, shkencëtarët nga Notingemi thonë që nuk janë të sigurt se si mungesa e proteinave, të cilat gjenden në mish dhe në fasule, mund të dëmtojë spermën.
Zvogëlimi i numrit të spermatozoideve dhe shkalla e dyfishimit të karcinomit të testiseve mund të jenë bombë e cila do t’i sjellë fundin racës njerëzore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë