LAJMI I FUNDIT:

UBT, model i institucionit që bashkon të gjitha etnitë në Kosovë

UBT, model i institucionit që bashkon të gjitha etnitë në Kosovë

Gjuhë të ndryshme dëgjohen e kultura të llojllojshme shprehen nëpër kampuset e degët e UBT-së përreth Kosovës, kjo sepse UBT është qendër ku të rinjtë kosovarë të të gjitha etnive e gjejnë një vend të lirë për t’u shprehur, duke studiuar mbi parimin e ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë, që më vonë i shndërron në ambasadorë të promovimit të paqes dhe tolerancës.

Këta studentë kanë zgjedhur që të studiojnë në UBT pasi vlerësojnë se janë bërë pjesë e institucionit që përçon më së miri frymën evropiane të studimeve dhe të njëjtit arrijnë të integrohen aq mirë, sa qysh në semestrin e dytë të studimeve mësohen të flasin rrjedhshëm e të komunikojnë në gjuhën shqipe.

Një prej tyre është studentja Elona Azari, e cila gjithmonë kishe ëndërruar të bëhej infermiere. Për të realizuar këtë ëndërr ajo vazhdoi shkollimin universitar në Fakultetin e Infermierisë në UBT, me qëllim që të dalë së më e përgatitur dhe e gatshme për t’ju ofruar ndihmë mjekësore atyre që kanë nevojë.


“Jam regjistruar në Fakultetin e Infermierisë dhe kam zgjedhur UBT-në për t’i vazhduar studimet sepse ka infrastrukturë të mirë dhe është i certifikuar ndërkombëtarisht për cilësi. Këtu kam ardhur për t’u bërë profesionale në profesionin tim”, ka theksuar ajo.

Ndërkohë, studenti Samir Salihu i fton të gjithë të rinjtë e komuniteteve të vazhdojnë studimet në UBT.

“Kam përzgjedhur UBT-në për të studiuar sepse diploma është e njohur në vendet më të zhvilluara në botë”, tregoi Salihu.

UBT ka kampuset dhe degët e veta në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj e Gjilan, dhe përmes tyre po krijon hapësirë që të jetë sa më afër komunitetit e të ofrojë shërbime universitare për ta. Falë kësaj, deri më sot pjesë e UBT-së kanë qenë dhe janë mijëra studentë, nga të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori