int(1) Rita Ora bëhet vizitorja e parë e famshme në lokalin e David Beckhamit në Londër - Telegrafi - Telegrafi Rita Ora bëhet vizitorja e parë e famshme në lokalin e David Beckhamit në Londër - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora bëhet vizitorja e parë e famshme në lokalin e David Beckhamit në Londër

Rita Ora bëhet vizitorja e parë e famshme në lokalin e David Beckhamit në Londër

Ajo është një yll i muzikës pop, dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave.

Dhe të dielën, Rita Ora u bë e famshmja e parë që vizitoi lokalin më të ri të David Beckham dhe Guy Ritchie, “The Walmer Castle”, në Notting Hill, Londër, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Këngëtarja 27 vjeçare dukej e mrekullueshme me stilin e saj, ndërsa shijonte një drekë me motrën e saj të madhe, Elenën dhe vëllanë e saj, Donin, së bashku me disa miq të tjerë.

Ajo veshi një xhamper blu me një dizajn me printim artistik, i cili paraqiste një shirit të bardhë rreth belit të saj të mbushur me shkronja të mëdha të kuqe.

Këngëtarja e hitit “Girls” mori vëmendjen e të gjithë kalimtarëve të rastit pranë këtij lokali.

Rita u relaksua jashtë pijetores, teksa ndezi një cigare, ndërsa qeshte me të pranishmit.

Të shtunën, u zbulua se David Beckham, 43 vjeç dhe shoku i tij i mirë, regjisori Guy Ritchie, 50 vjeç, paguan tre milionë dollarë për të blerë lokalin “The Walmer Castle” pranë shtëpisë së familjes Beckham në Holland Park.

Guy Ritchie tashmë zotëron edhe pijetoren ‘Lukin’ në Fitzrovia dhe drejton kompaninë filmike ‘Gritchie’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Merr fund pritja: Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova nis më 18 tetor

Merr fund pritja: Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova nis më 18 tetor

U shpall një nga femrat më të bukura në botë, por si dukej Bella Hadid para operacioneve plastike

U shpall një nga femrat më të bukura në botë, por si dukej Bella Hadid para operacioneve plastike

Magazina
Nëna e Leon Dajakut merr vëmendjen e mediave prestigjioze - i dedikojnë artikull për dukjen

Nëna e Leon Dajakut merr vëmendjen e mediave prestigjioze - i dedikojnë artikull për dukjen

Magazina
Së bashku me polemikat për Diddyn, po përhapet një teori konspirative e çuditshme për Beyonce

Së bashku me polemikat për Diddyn, po përhapet një teori konspirative e çuditshme për Beyonce

Magazina
Shijon muajt e fundit të shtatzënisë - Sara Gjordeni shkëlqen në fotosesionin e ri

Shijon muajt e fundit të shtatzënisë - Sara Gjordeni shkëlqen në fotosesionin e ri

Magazina
Marina Vjollca hedh poshtë thashethemet se është ndarë nga Ghetto Geasy

Marina Vjollca hedh poshtë thashethemet se është ndarë nga Ghetto Geasy

Magazina
Kalo në kategori