LAJMI I FUNDIT:

Chelsea mund ta shesë Moratan në janar

Chelsea mund ta shesë Moratan në janar
Alvaro Morata (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Alvaro Morata mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të transferimeve të janarit.

Sulmuesi spanjoll u transferua në verën e kaluar te Blutë e Londrës për një shifër të raportuar mbi 70 milionë euro.


Megjithatë, ai dështoi të tregojë vlerat e tij pasi shënoi vetëm 11 gola në kampionat nga 31 ndeshje të zhvilluara.

Morata: Kam vuajtur për shkak të stilit të Contes
Lexo po ashtu Morata: Kam vuajtur për shkak të stilit të Contes

Morata po vazhdon me formën e dobët edhe në këtë fillim sezonin nën urdhrat e Maurizio Sarrit.

Morata ka pasur një marrëdhënie të vështirë me Conten (Getty Images)

Ai ka shënuar vetëm një gol në shtatë ndeshjet e para dhe ka mbetur mbrapa në zgjedhjen e sulmit, pas francezit Olivier Giroud.

Sipas mediumit britanik The Sun, drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge janë duke menduar shitjen e tij.

Pranon Morata: E mendova kthimin në Serie A
Lexo po ashtu Pranon Morata: E mendova kthimin në Serie A

Ish-sulmuesi i Real Madridit do të lihet i lirë në afatin kalimtar të janarit nëse vjen oferta e duhur në dyert e klubit.

Juventusi ka shprehur dëshirë për rikthimin e tij në verë, por pas transferimit të Cristiano Ronaldos një gjë e tillë tani do të ishte thuajse e pamundur.

Për Moratan interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër italiane, Milani. /Telegrafi/