LAJMI I FUNDIT:

Fëmija dënohet dhe shpërblehet në të njëjtën mënyrë: Psikologët zbulojnë se si të mos gaboni në edukimin e tyre!

Fëmija dënohet dhe shpërblehet në të njëjtën mënyrë: Psikologët zbulojnë se si të mos gaboni në edukimin e tyre!

Edhe pse pedagogjia moderne e thekson primare modifikimin e sjelljeve apo madje ekskluzivisht nëpërmjet shpërblimeve, mbetet fakti që prindërit me rastin e shpërblimit shpesh gabojnë, po ashtu edhe me rastin e dënimit të fëmijëve

Sipas teorive bihevioriale në psikologji, modifikimi i sjelljeve të fëmijës arrihet nëpërmjet shpërblimeve dhe dënimeve, me ç’rast ekzistojnë dy lloje dënimesh – dënimi me dhënien e aktiviteteve të pakëndshme (p.sh., dhënien e obligimeve shtesë në punët e shtëpisë) dhe dënimin me eliminimin e aktiviteteve të këndshme (p.sh., ndalimi i daljeve me shokë, apo i lojës në kompjuter), transmeton Telegrafi.

Konsekuenca është e rëndësishme


Fëmijës edhe me rastin e shpërblimeve edhe me rastin e dënimeve do të duhej t’i bëhet e qartë saktësisht për cilat sjellje shpërblehet apo dënohet, dhe kjo do të duhej t’i përshtatet intensitetit të sjelljeve (p.sh., nëse prindi njësoj e hidhëron – gjë që gjithashtu është dënim – kur fëmija gënjen për notat, godet vëllain e vogël dhe nuk i mbledh lodrat, fëmija nuk do të arrijë të mësojë se cila nga ato kundërvajtje është më e madhe dhe cilat më të vogël).

Gjithashtu, prindërit janë të prirë shumë që të ulin kriteret për shpërblim – për shembull, ‘Vetëm mos të humbësh klasën, dhe do të marrësh dhuratë një laptop të ri”. Shpesh nuk janë edhe konsekuent me rastin e dënimeve, heqin dënimin pa e merituar atë fëmija (p.sh., ndalimi i daljes me shokë për shkak të notave të këqija që u hiqet pas dy ditësh, sepse fëmija ka lutur prindin që megjithatë ta lejojë që të shoqërohet me miqtë, edhe pse njëshat nuk janë përmirësuar)…

Në rastin e shpërblimeve dhe dënimeve vlejnë të njëjtat rregulla. Edhe dënimet edhe shpërblimet për fëmijë duhet të jenë:

– Konsekuente, përkatësisht, duhet saktë të dijë se cila sjellje cilën pasojë e ka;

– Në kohën e duhur – shpërblimi ose dënimi duhet të pasojnë drejtpërdrejt pas sjelljes, jo pas disa ditësh;

– Të shkallëzuar – duhet të jetë e qartë se çfarë është kundërvajtja e madhe e cila meriton dënim të madh, përkatësisht çfarë është merita e madhe e cila meriton shpërblim të madh;

– Të volitshme – assesi mos aplikoni dënimin fizik dhe mos e teproni me shpërblime me laptop, siç u përmend më sipër.

Është me rëndësi të kihet parasysh që edhe lavdërimet prindërore, buzëqeshja dhe kalimi i përbashkët i kohës gjithashtu janë shpërblim, ndërkaq hidhërimi dhe zhgënjimi i prindërve janë dënim njësoj si edhe ndalesa e daljes me shokët. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Moda
Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Prindër dhe fëmijë
Përjetoni orgazëm pa mashkull dhe pa masturbim: Doktori ka shkaktuar huti në internet!

Përjetoni orgazëm pa mashkull dhe pa masturbim: Doktori ka shkaktuar huti në internet!

Psikoprofil
Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Moda
Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është

Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është "tradhtuar shumë"

Psikoprofil
Barten çanta rrjetë: Një prekje estetike detare për të gjitha rastet

Barten çanta rrjetë: Një prekje estetike detare për të gjitha rastet

Moda
Kalo në kategori