LAJMI I FUNDIT:

Erdogani u prit me protesta në Gjermani

Erdogani u prit me protesta në Gjermani

Vizita e Erdoganit në Berlin nuk kaloi pa protesta. Disa prej demonstruesve e quajtën turp për Gjermaninë, të tjerë thërrisnin se Erdoani është një fashist e diktator që e ka vendin në Hagë. Vetë motoja e tubimeve të indinjatës ishte “Erdoan nuk je i mirëpritur”.

Ishin organizata turke, kurde dhe gjermane ato që bënë thirrje për të dalë në rrugë kundër vizitës së presidentit turk. Në fjalimet e tyre aktivistët thanë se kjo vizitë pompoze ishte jo vetëm një vlerësim i panevojshëm i regjimit të Erdoganit, por edhe një shuplakë për të gjithë mbështetësit e demokracisë që janë burgosur, shtypur apo torturuar.


Protesta ishte përgjithësisht paqësore, me përjashtimin e një incidenti kur një grup njerëzish hodhën gurë dhe shishe drejt policisë. Mbështetësit e liderit turk nga ana tjetër do të mblidhen në xhaminë e madhe të Këlnit, drejtuesit e së cilës shkruan në Facebook se dëshirojnë që ceremonia atje të jetë një shembull i bukur i afrimit të komuniteteve dhe i kërkuan pjesëmarrësve të mos marrin banderola politike e të mos hedhin slogane.

Për shkak të valës së madhe të kritikave ndaj ndalesës së Erdoganit, si kryebashkiakja e Këlnit Henriette Reker, ashtu edhe kreu i administratës lokale Armin Laschet vendosën të tërhiqen nga eventi.

Liderit turk ndërkohë iu bë një pritje e ngrohtë nga homologu gjerman Frank Walter Steinmeier, darka shtetërore e të cilit u bojkotua nga disa politikanë të opozitës. Banketin e anashkaloi edhe vetë Angela Merkel. /KP /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori