LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria i dhuron UNESCO-s ikonën ‘Ngjallja e Llazarit’

Shqipëria i dhuron UNESCO-s ikonën ‘Ngjallja e Llazarit’

Ikona “Ngjallja e Shën Llazarit” e restauruar gjashtë muaj më parë, do t’i bëhet dhuratë UNESCOS-s. Ky është një nga vendimet më të fundit të Këshillit të Ministrave, që mban edhe firmën e kryeministrit të vendit Edi Rama.

Bëhet fjalë për një ikonë që vjen nga kisha e “Ungjillëzimit”, e realizuar ne fillimet e shekullit XIX. E vlerësuar nga specialistët si një vepër me nivel të lartë artistik, prej vitesh ishte lënë në një gjendje tejet të degraduar. Pas procesit të restaurimit, që nisi gjatë muajit mars të këtij viti, ikonës i rikthehen vlerat artistike, duke dalë në pah koloriti i gjallë i veprës.


Vendimi i Këshillit të Ministrave është publikuar në fletoren zyrtare, ku shkruhen edhe detajet e tjera për procedurat e dhurimit të kësaj vepre të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në trend Kultura

Më shumë
Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Kulture
Romët

Romët

Kulture
BIR

BIR

Poezi
Putini, Pushkini dhe rënia e Perandorisë Ruse

Putini, Pushkini dhe rënia e Perandorisë Ruse

Kulture
Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

Analiza
Padija si shëmti

Padija si shëmti

Kulture
Kalo në kategori