LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Po tentohet të anashkalohet vullneti i qytetarëve, për të realizuar projekte të dëmshme kundër shtetit të Kosovës

Hoti: Po tentohet të anashkalohet vullneti i qytetarëve, për të realizuar projekte të dëmshme kundër shtetit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kujtuar 27 vjetorin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, duke thënë se po tentohet të rishikohet ky vullnet i qytetarëve për Kosovën e pavarur në tërësinë e saj territoriale.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se veprimet jo kushtetuese të bartësve të institucioneve kanë luhatur raportet tona me vendet mike, që me të drejtë po kundërshtojnë këto lloj aventura.

Postimi i plotë:


27 vjetori i Referendumit për Pavarësinë e Kosovës

Referendumi i mbajtur më 26-30 shtator 1991, që ka legjitimuar Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990, mbetet ndër ngjarjet më të rëndësishme në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Me gjithë dhunën, diskriminimin dhe kërcënimet, ato ditë mbizotërojë guximi qytetar dhe lidershipi vizionar i Rugovës. Ky veprim plebishtar konfirmoi vullnetin e shumicës dërmuese të qytetarëve të Kosovës për Liri, Pavarësi dhe Demokraci. Me këtë akt u legjitimua përfundimisht rreshtimi ynë properëndimor.

Sot, pas gjithë këtyre sakrificave, po tentohet të rishikohet ky vullnet i qytetarëve për Kosovën e pavarur në tërësinë e saj territoriale. Veprimet jo kushtetuese të bartësve të institucioneve kanë luhatur raportet tona me vendet mike, që me të drejtë po kundërshtojnë këto lloj aventura. Po tentohet të anashkalohen institucionet demokratike për të realizuar projekte të dëmshme kundër shtetit të Kosovës, duke shkelur kështu vullnetin e shumicës qytetare të shprehur në referendum para 27 viteve.

Si atëherë, ashtu edhe tani, LDK-ja do të mbrojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Politikë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori