LAJMI I FUNDIT:

Intervista e parë e Iscos si gjashtëvjeçar: Dua të bëhem futbollist, idhulli im është Romario 

Intervista e parë e Iscos si gjashtëvjeçar: Dua të bëhem futbollist, idhulli im është Romario 

Gazeta spanjolle Marca ka publikuar një intervistë me mesfushorin e Real Madridit, Isco Alarcon, në kohën sa spanjolli ishte vetëm gjashtë vjeç.  

Isco tani është njëri nga lojtarët më të mirë spanjoll të momentit.


Paraqitjet e tij të mira dhe magjia me fanellën e Real Madridit dhe kombëtares kanë bërë që Isco të pëlqehet shumë.

Butragueno: Duam që Isco të qëndrojë te Reali
Lexo po ashtu Butragueno: Duam që Isco të qëndrojë te Reali

Megjithatë, bërja e tij futbollist ka qenë e pritshme, edhe pse ndoshta jo për një nivel kaq të lartë sa është tani.

Sa ishte vetëm gjashtë vjeç, Isco bëri intervistën e tij dhe tani ylli i Realit e ka larguar atë nga biblioteka e tij private dhe e ka lansuar në publik.

Është një dokument me një foto dhe përgjigjet klasike të një fëmije të moshës së tij, ku thekson se dëshiron të bëhet futbollist duke treguar edhe idhullin e tij.

“Cili është hobi juaj? Unë vetëm dua të luaj futboll”.

“Idhulli im është Romario dhe kur rritem unë dua të jem futbollist”, kishte thënë Isco për El Noticiero de Benalmadena. /Telegrafi/