Komisioni Evropian do të lëvrojë 71 milionë euro për programin e IPARD-it.
Misioni auditues i ‘’DG AGRI’ që vizitoi Shqipërinë në datat 24-27 shtator 2018 konfirmoi përmbushjen në nivel të kënaqshëm të kushteve të vendosura në Marrëveshjen e Financimit dhe gatishmërinë për fillimin e zbatimit të tij.
Përfaqësuesit e KE do t’i propozojnë nivelit vendimmarrës dhënien e granteve për fermerët dhe bizneset e interesuara.
Zyrtarisht miratimi pritet të mbërrijë në fund të tetorit duke mundësuar dhe çeljen e thirrjes për aplikime për vlerën e financimit që në total shkon 71 milionë Euro nga buxheti i Komisionit Europian dhe bashkëfinancim 23 milionë Euro nga buxheti i shetit shqiptar, i shtrirë në 5 vite.
Programi IPARD është miratuar me vendim të Komisionit Europian në datë 20 Korrik 2015. Ky program ka si synim të mbështesë fermerët, sipërmarrjet ekonomike bujqësore, përfshirë kooperativat, stabilimentet e përpunimit ushqimor, personat fizikë ose juridikë, mikrosipërmarrjet dhe sipërmarrjet e vogla private jobujqësore të kryejnë investime për prodhimin dhe përpunimin në sektorin e qumështit, të mishit, fruta-perimeve, bimëve të mbrojturave dhe vreshtave.
Gjithashtu programi synon të mbështesë Investimet në Akuakulturë, Turizëm Natyror dhe Rural dhe Prodhim të Energjisë së Rinovueshme. Treguesit dhe objektivat parashikojnë se në përfundim të këtij programi do të mbështeten afërsisht 750 projekte investimi dhe do të krijohen rreth 800 vende pune. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'