LAJMI I FUNDIT:

Busquets rinovon kontratën edhe për shumë vite, Barcelona e ‘blindon’ me klauzolë të lartë    

Busquets rinovon kontratën edhe për shumë vite, Barcelona e ‘blindon’ me klauzolë të lartë    

Sergio Busquets ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën, e cila e mban në Camp Nou deri në vitin 2023.

Mesfushori spanjoll do të vazhdojë të djersit fanellën e gjigantit katalunas edhe për shumë vite tjera.

Kjo pasi Busquets dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.


Busquets ka nënshkruar kontratën e re, e cila e mban lidhur me klubin nga Camp Nou deri në verën e vitit 2023.

Përveç kësaj, spanjollit i është rritur klauzola e largimit.

Nga 200 milionë euro, tani klauzolë largimi në kontratën e tij peshon plot 500 milionë euro.

Kapiteni i dytë i Barcelonës ka zhvilluar në total 490 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola në 11 sezonet e kaluara me ekipin e parë.

Ai gjatë karrierës në Camp Nou ka fituar plot 28 tituj, përfshirë 7 tituj të La Liga, 6 Copa del Reay, 3 Liga të Kampionëve, 3 Superkupa UEFA dhe 6 Superkupa të Spanjës. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Përplasja e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri - Gjeorgji

Përplasja e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri - Gjeorgji

Kombëtarja e Shqipërisë
Paraqitja fantastike ndaj Qipros u vlerësua, dy yjet e Kosovës në formacionin e xhiros në Ligën e Kombeve

Paraqitja fantastike ndaj Qipros u vlerësua, dy yjet e Kosovës në formacionin e xhiros në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Enis Bardhi në garë për golin më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Enis Bardhi në garë për golin më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai - humbje pëson edhe Argjentina

Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai - humbje pëson edhe Argjentina

Ndërkombëtare
Futbollisti që e lëndoi Odegaardin i kërkon falje publike

Futbollisti që e lëndoi Odegaardin i kërkon falje publike

Premier League
Kalo në kategori