Një vjedhje ka ndodhur dje rreth orës 03:00 në Rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan.
Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë arritur të thyejnë një market, ku kanë vjedhur arkën me një sasi të parave dhe gjëra të tjera.
Të dyshuarit me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjatë ndjekjes nga njësitet policore në Prishtinë, të dyshuarit në ikje e sipër kanë tentuar të godasin zyrtarin policor.
“Për rrjedhoje zyrtarët policorë duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e personave të dyshuar përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion, domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme”, njofton policia, përcjell Kallxo.com.
Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë ndjekjes së të dyshuarve janë aksidentuar dy vetura zyrtare të Policisë, ku janë lënduar katër zyrtarë policorë.
Zyrtarët policorë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.
Në njoftimin e Policisë thuhet se në të njëjtën kohë ka qenë duke u zhvilluar edhe një aksion tjetër i Policisë, ku është arrestuar një person i dyshuar për grabitje.
Policia ka njoftuar se po punon me përkushtim me qëllim të identifikimit të personave të dyshuar si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës