Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti akuzat e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj se opozita kosovare të mërkurën i ka thënë jo liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, i ka cilësuar si naive dhe të pabazuara.
Hoti këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.
“Akuza naive dhe e pa bazuar e zëvendëskryeministrit Hoxhaj dëmton rëndë besimin në mes të pozitës dhe opozitës në të vetmen çështje në të cilën ne kemi dhënë përkrahje pa rezervë”, ka theksuar Hoti.
Ai më tutje ka thënë në takimin e sotëm me përfaqësuesit e të gjitha vendeve të BE-së, i ka siguruar se LDK-ja sipas tij, e mbështet fuqishëm agjendën euro-integruese të Kosovës.
“Si opozitë kemi mbështetur reformat dhe marrëveshjet në mes të Kosovës dhe BE-së që burojnë nga MSA-ja. Ne si opozitë kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për marrëveshjet që burojnë nga MSA dhe i kemi votuar të gjitha”, ka shkruar Hoti.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Hotit:
Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e të gjitha vendeve të BE-së, i kam siguruar se LDK-ja e mbështet fuqishëm agjendën euro-integruese të Kosovës. Si opozitë kemi mbështetur reformat dhe marrëveshjet në mes të Kosovës dhe BE-së që burojnë nga MSA-ja. Ne si opozitë kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për marrëveshjet që burojnë nga MSA dhe i kemi votuar të gjitha.
I falënderova për mbështetjen në Parlamentin Evropian pro liberalizimit të vizave dhe kërkova që sa më parë të përmbyllet kjo çështje edhe në Këshillin e Ministrave, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos mbesin të vetmit në Ballkan që nuk mund të lëvizin lirshëm.
Për temën e dialogut me Serbinë, kërkova që të respektojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, shprehur përmes të gjithë përfaqësuesve të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, se tërësia territoriale e Kosovës është e pacenueshme dhe nuk mund të jetë pjesë e dialogut. Dialogu mbetet i vetmi mekanizëm për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe gjuha nxitëse duhet të dënohet.
Akuza naive dhe e pa bazuar e zv.Kryeministrit Hoxhaj dëmton rëndë besimin në mes të pozitës dhe opozitës në të vetmen çështje në të cilën ne kemi dhënë përkrahje pa rezervë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025