LAJMI I FUNDIT:

INSTAT: Ekonomia e Shqipërisë u rrit 4.3%

INSTAT: Ekonomia e Shqipërisë u rrit 4.3%

Instituti i Statistikave raportoi se ekonomia shqiptare u rrit me 4.3 për qind në tremujorin e dytë të vitit, e ndihmuar nga situata e mirë energjetike dhe rritja e prodhimit industrial.

“Kontributin kryesor në këtë rritje e dhanë degët e industrisë, energjisë dhe ujit me 2.37 pikë përqindjeje, ku energjia ka dhënë ndikimin kryesor. Gjithashtu, kontribut në rritje ka dhënë edhe grupi i nëndegëve tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor, të hoteleri-turizmit”, tha Delina Ibrahimi, drejtoreshë e INSTAT-it.

Në 3 vitet e shkuara, rritja ekonomike ka ardhur kryesisht nga investimet e reja në ndërtim. Por, këtë vit profili i saj ka ndryshuar. INSTAT raportoi se në tremujorin e dytë, ndërtimi u tkurr me 2.16 për qind krahasuar me vjet, ndërkohë që ekonomia u mbështet më shumë nga zgjerimi i konsumit të familjeve.

“Konsumi përfundimtar i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 3.35 për qind. Konsumi përfundimtar i qeverisë shfaqi rënie me 3.43 për qind. Komponenti i formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 1.48 për qind”, deklaroi Delina Ibrahimi.

Ky është tremujori i dytë rresht, që ekonomia rritet mbi 4 për qind, duke tejkaluar pritshmëritë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, por edhe Bankës Botërore.

Të dyja këto institucione prestigjioze kanë parashikuar një ngadalësim të rritjes ekonomike rreth nivelit 3.5 për qind gjatë këtij viti, për shkak të përfundimit të dy projekteve të mëdha, gazsjellësit transadriatik TAP dhe kaskadës së Devollit.

Por, për gjysmën e parë të vitit, rritja faktike e ekonomisë sipas INSTAT-it është 4.4 për qind, gati 1 pikë të plotë përqindjeje mbi parashikimet e FMN-së dhe Bankës Botërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori