Fushatës për referendumin i afrohet fundi, partitë vazhdojnë takimet me qytetarët
Partitë politike parlamentare të cilat janë shprehur se do të mbështesin marrëveshjen me Greqinë në referendumin e 30 shtatorit, gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës.
Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura aktivitetet e partive, të cilat dje kanë mbajtur takime me qytetarët.
BDI ka mbajtur tubim në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ku para të pranishmëve, në kuadër të fushatës për referendumin që do të mbahet me 30 shtator është kërkuar që të votohet “pro” Maqedonisë në NATO.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se prioritet i BDI-së, në platformën e saj ka qenë anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian ndërkaq prioritet mbi prioritet ka qenë jetësimi dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit që do të përmbyllet duke miratuar ligjin e gjuhëve dhe së bashku me marrëveshjen që u nënshkrua në Prespës.
“30 shatori është një moment i papërsëritshëm dhe historik, pasi me 30 shtator nuk votohet një marrëveshje e arritur mes palëve. Me 30 shator ne flakim nga qafa një gurë që na peshon tash e 27 vite me radhë. Me 30 shtator nuk do të votojmë vetëm për paqen dhe stabilitetin dhe sigurinë në vendin tonë, por për mbarë rajonin e Ballkanit perëndimor, pasi kjo është një moment historik edhe për të tjerët. Me 30 shtator ne vulosim dhe ndahemi përgjithmonë nga e kaluara dhe vendoset gur themeli për të ardhmen evropiane e këtij vendi”, u shpreh kryetari i BDI-së.
PDSH dje në kuadër të fushatës për përkrahjen e referendumit të 30 shtatorit, mbajti tubimin e radhës me qytetarët e Komunës së Strugës.
Në fjalimin e tij kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi vlerësoi se “Marrëveshja e Prespës” është rezultat i një angazhimi maksimal dhe të një mobilizimi të paparë të diplomacisë perëndimore për zgjidhjen e kontekstit të emrit me Greqinë, si dhe të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.
“Andaj referendumi i 30 shtatorit është një moment historik që ne duhet ta marrim seriozisht, sepse aty vendoset e ardhmja e familjeve tona”, theksoi Thaçi.
Lëvizja Besa e Bilall Kasamit fushatën për referendumin dje e vazhdoi në qytetin e Kumanovës. Kasami në fjalim e tij, në mes tjerash theksoi se: “ Duke votuar “për” më
30 shtator, rruga drejt NATO-s dhe BE-së do të jetë shumë më e lehtë dhe me këtë,
do të kemi një të ardhme të ndritur. Të votojmë pro që të jemi të barabartë edhe në
kushtetuë dhe të mos llogaritemi më si përqindje, por si shqiptarë, ashtu siç e kemi
edhe slloganin për këtë fushat të Referendumit”.
Ai poashtu tha se me hyrjen në NATO, nuk do ketë më montime si në rastin e Sopoti, Kumanovës, Monstrës etj, në të cilët sipas tij, shqiptarët e kanë pësuar keq dhe gjithnjë kanë tentuar që fajin t’ua hudhin shqiptarëve.
Ndërsa partia maqesonase në pushtet LSDM, dje ka mbajtur disa takim me qytetarët në Vinicë, Strumicë, Kisella Vodë, Pehçevë dhe vende tjera./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare – të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Bastisje në Manastir, ndalohet një 48-vjeçar
PDK, LDK dhe AAK fajësojnë Qeverinë Kurti pasi Kosova shënoi rënie sa i përket lirisë së mediave
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe