Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së ka thënë se kryesia e këtij subjekti është në përgatitje të një mocioni për rrëzimin e Qeverisë.
“Gjatë këtij takimi i rikonfirmuam qëndrimet tona lidhur me çështjet për të cilat ju kemi informuar edhe ditëve të kaluara, është një disponim i mirë i të gjithë organeve të LDK që të punojmë bashkërisht drejt rrëzimit të kësaj qeverie sa më shpejt që është mundur. Do të punojmë dhe me subjektet tjera politike që ta përgatisim një mocion sa më shpejt dhe vendin ta qojmë drejt zgjedhjeve”, ka thënë Veliu, shkruan Telegrafi.
Veliu ka theksuar se vendi është në krizë politike e institucionale dhe se kjo Qeveri nuk ka mundësi të udhëheq me tema që janë të ndjeshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.
I pyetur se ku do ti marrin votat për mocion, Veliu tha se beson se do të gjejnë përkrahje edhe brenda koalicionit qeverisës.
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se qëndrimi i LDK-së për dialogun me Serbinë është i qartë dhe institucionet e vendit e kanë humbur legjitimitetin për të udhëhequr këtë proces.
Tutje ai u shpreh i bindur se me një bashkërendim të aktiviteteve të të gjithë opozitës mund të ndalen veprimet siç i quajti ai të “dëmshme” të Qeverisë së Kosovës.
Hoti ka folur edhe për agjendat e krerëve të shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke i konsideruar si veprime “mishmash”.
“E kemi përcjell me kujdes sidomos këto veprimet e fundit dhe na vije keq që njëri përfaqësues i institucioneve të vendit, presidenti shkon për të biseduar korrigjim kufijsh e kryeministri shkon për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, këto janë vlerësime dhe veprime mish mash të institucioneve të vendit të cilat duhet të ndalen sa më parë. Unë e kam thënë edhe në disa raste tjera që kjo Qeveri tani është e shpartalluar dhe duhet të bëhemi bashkë si opozitë dhe ne do i bashkërendisim veprimet tona si LDK-së deri në rrëzimin e Qeverisë“ , ka thënë Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës